Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Plakja e përshpejtuar biologjike mund të jetë shkak i rritjes së rasteve të kancerit tek të rinjtë

Jetë 25/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri shkencor ka ngritur alarmin për një faktor që mund të jetë duke ndikuar në rritjen e rasteve të kancerit tek të rinjtë në mbarë botën.

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën prestigjioze shkencore “Nature Medicine”, plakja e përshpejtuar biologjike mund të jetë një nga arsyet kryesore pse gjithnjë e më shumë persona po diagnostikohen me kancer para moshës 50-vjeçare.

Studiuesit kanë zbuluar se gjeneratat më të reja po shfaqin shenja të plakjes më të shpejtë biologjike krahasuar me gjeneratat e mëparshme. Sipas tyre, sa më e avancuar të jetë mosha biologjike e një personi, aq më i lartë është rreziku për zhvillimin e kancerit në moshë të re.

Hulumtimi, i udhëhequr nga profesoresha Yin Cao nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit, analizoi të dhënat e mbi 154 mijë të rriturve të rinj nga Britania e Madhe dhe më shumë se 10 mijë pjesëmarrësve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rezultatet treguan se personat e lindur në periudha më të fundit po plaken biologjikisht më shpejt. Në Britani, individët e lindur mes viteve 1965 dhe 1975 kishin një moshë biologjike 23 për qind më të avancuar krahasuar me ata të lindur ndërmjet viteve 1950 dhe 1954.

Ndërkohë, në SHBA, personat e lindur gjatë viteve 1990-1999 po plakeshin mesatarisht 92 për qind më shpejt sesa ata të lindur në periudhën 1965-1969.

Sipas studimit, kjo plakje e përshpejtuar lidhej me një rritje prej 8 për qind të rrezikut për zhvillimin e kancereve të hershme në organe të ndryshme.

Personat me nivelin më të lartë të plakjes biologjike kishin deri në 15 për qind më shumë gjasa të diagnostikoheshin me kancer para moshës 50-vjeçare.

Studiuesit identifikuan gjithashtu lidhje specifike mes plakjes së organeve dhe llojeve të ndryshme të kancerit. Plakja e sistemit imunitar u asociua me rritjen e rrezikut për kancer të mushkërive, ndërsa plakja e përshpejtuar e indit dhjamor u lidh me paraqitjen e hershme të kancerit të zorrës së trashë.

Të dhënat globale tregojnë se rastet e kancerit të diagnostikuara para moshës 50-vjeçare janë rritur me 24 për qind në periudhën 1990-2019.

Në vende si SHBA-ja, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia, personat e lindur në vitet 1990 kanë të paktën katër herë më shumë rrezik për zhvillimin e hershëm të kancerit të zorrës së trashë krahasuar me ata të lindur në vitet 1960.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se ende nuk dihet saktësisht se çfarë po e nxit këtë plakje të përshpejtuar biologjike. Faktorët mjedisorë, mënyra e jetesës dhe kushtet sociale konsiderohen si disa nga shkaqet e mundshme që mund të ndikojnë në përshpejtimin e proceseve të plakjes tek brezat e rinj.

“Qëllimi ynë është të kuptojmë se si mjediset moderne ndikojnë biologjikisht në organizëm dhe rrisin rrezikun për kancer, në mënyrë që parandalimi të kalojë nga rekomandimet e përgjithshme në ndërhyrje të personalizuara për secilin individ”, ka deklaruar autorja kryesore e studimit, Yin Cao./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërfaqësuesit e odave shëndetësore vizitojnë punimet në objektin e ri të përbashkët
Artikulli i rradhës Studim: Shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk sjellin përfitime

Ju sugjerojmë

A e përshpejton alkooli plakjen e trurit dhe Alzheimerin?

25/06/2026 Jetë

Ky shtet indian po përpiqet të sigurojë që askush të mos plaket vetëm

25/06/2026 Jetë

Studimi: Analizat e gjakut mund të parashikojnë komplikimet në kujdes intensiv

25/06/2026 Jetë

Stërvitja e forcës pas të 40-ave: Ekspertet tregojnë si të filloni dhe pse ia vlen

24/06/2026 Jetë

Studimi ngre dyshime: Suplementet omega-3 mund të mos parandalojnë Alzheimerin

24/06/2026 Jetë

Vetëm pesë minuta lëvizje në orë mund të përmirësojnë humorin dhe të ulin lodhjen

24/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.