Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Haxhiu: Ligji për sigurime shëndetësore u miratua për propagandë elektorale, jo për funksionalizim

Lajme 30/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, në një intervistë për Ekonomia Online ka kritikuar ashpër ligjin për sigurime shëndetësore të miratuar në prill të këtij viti duke e cilësuar atë si veprim me qëllime propagandistike dhe jo për t’u shërbyer qytetarëve.

Sipas tij, ligji është kaluar me procedurë të përshpejtuar, ndërkohë që për funksionalizimin e plotë të sigurimeve shëndetësore kërkohen një sërë parakushtesh që ende nuk janë përmbushur.

Haxhiu tha se edhe vetë zyrtarë të Lëvizja Vetëvendosje kanë pranuar se zbatimi i ligjit kërkon kohë dhe se ai nuk mund të jetë funksional para vitit 2030.

“Është ligji i njëjtë, i cili ka ardhur në vitin 2024, është kaluar me procedurë të përshpejtuar, sa për propagandë elektorale, mirëpo si i tillë ai ligj në bazë të asaj që është paraparë, janë përafërsisht dhe 20 udhëzime administrative, në të cilat duhet të rregullohet për t’u funksionalizuar sigurimet shëndetësore. E kanë thënë edhe vetë zyrtarët e Vetëvendosjes se kjo merr kohë dhe sipas këtyre që kemi parë deri më tani, ai nuk mund të jetë funksional sipas deklarimeve të tyre, para vitit 2030, pra nuk kishin qëllime për të bërë sigurime shëndetësore funksionale, por kishin qëllim me miratuar një ligj, sa për t’i mashtruar qytetarët që gjoja ata kanë bërë një ligj, derisa ne kemi ligjin për sigurime shëndetësore prej vitit 2014, mirëpo s’kemi pasur menaxherë shëndetësorë, të cilët i implementojnë sigurimet shëndetësore. Pra, janë disa parakushte për të funksionalizuar sigurimet shëndetësore, këto janë të rëndësishme, funksionalizimi i SiShit, lista e shërbimeve të cilat i mbulon sigurimi shëndetësor, çmimorja e shërbimeve shëndetësore, edhe për 6 vite ne s’kemi parë asnjë punë që këta e kanë bërë në këto tri shtyllat kyçe, të cilat janë esenciale për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore dhe si i tillë pra, ishte bërë për propagandë elektorale dhe jo për t’iu shërbyer qytetarëve”, tha Haxhiu.

Projektligji u miratua në lexim të dytë me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Projektligji synon mbulimin universal të shërbimeve shëndetësore dhe synon të përmirësojë shëndetin e mirëqenien, por edhe të parandalojë sëmundje të ndryshme, përmes një fondi të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor. Ndërsa më 2 qershor, Qeveria në detyrë e Kosovës ka themeluar Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

 

Artikulli paraprakDr. Artizana Dushi prezanton punën e saj në Konferencën Ndërkombëtare të Dermatologjisë në Barcelonë
Artikulli i rradhës 65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, një me fatalitet

Ju sugjerojmë

Policia e Kosovës zbardh autorin e dyshuar të dy kërcënimeve për bombë në Prishtinë

30/06/2026 Lajme

Prishtina me çmime të reja të transportit publik

30/06/2026 Lajme

Pas 16 defibrilimeve, 52-vjeçari fiton betejën me vdekjen

30/06/2026 Lajme

71-vjeçarja gjendet pa shenja jete në një bunar në Koshare, policia nis hetimet

30/06/2026 Lajme

Mbi 4 mijë testime, skriningu neonatal në Klinikën e Neonatologjisë zbulon dy raste me fibrozë cistike dhe një me fenilketonuri

30/06/2026 Lajme

Raportohet se një person është fundosur në Batllavë

30/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.