Dermatologia kosovare Artizana Dushi ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Dermatologjisë dhe Kozmetologjisë, e mbajtur në Barcelonë të Spanjës, ku prezantoi rezultatet e punës së saj profesionale.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Dr. Dushi bëri të ditur se pjesëmarrja në këtë konferencë ishte një mundësi për të përfaqësuar punën e saj si dermatologe, si dhe për të shkëmbyer përvoja dhe njohuri me profesionistë nga vende të ndryshme.
“Ndjehem e nderuar që përfaqësova rezultatet dhe punën time si dermatologe në Konferencën Ndërkombëtare të Dermatologjisë dhe Kozmetologjisë në Barcelonë. Kjo konferencë ishte mundësia për të shkëmbyer njohuri të avancuara dhe për të sjellë më të mirën nga bota e dermatologjisë për pacientët e mi në Dermaline,” ka shkruar Dr. Dushi./Gazeta Shneta/


