Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Kurtishi: Pacientët që marrin kimioterapi duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta

Lajme 30/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Dr. Ilir Kurtishi, ka publikuar një sërë këshillash për pacientët që janë në trajtim me kimioterapi gjatë ditëve të nxehta të verës.

Ai u bën thirrje pacientëve të qëndrojnë të hidratuar duke pirë ujë rregullisht gjatë gjithë ditës, edhe nëse nuk ndjejnë etje, ndërsa rekomandon të shmanget konsumimi i alkoolit dhe të kufizohen pijet me përmbajtje të lartë kafeine në rast se ato shkaktojnë dehidratim, përcjell Gazeta Shneta.

Po ashtu, pacientëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin në diell, veçanërisht në intervalin kohor nga ora 11:00 deri në 17:00, si dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta ose me ajër të kondicionuar.

Gjatë daljes jashtë, këshillohet përdorimi i kapelës, syzeve të diellit dhe kremit mbrojtës me faktor SPF 30 ose më të lartë, pasi disa barna të kimioterapisë e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit.

Në këshillat e tij, Dr. Kurtishi rekomandon gjithashtu veshjen e rrobave të lehta, të gjera dhe me ngjyra të çelëta, si edhe konsumimin e vakteve të vogla dhe ushqimeve të pasura me ujë, si fruta dhe perime të freskëta, sipas udhëzimeve të mjekut.

Ai thekson se nxehtësia mund ta përkeqësojë lodhjen e shkaktuar nga kimioterapia, ndaj pacientët duhet të pushojnë sa herë që ndihen të lodhur.

Një tjetër rekomandim i rëndësishëm është monitorimi i temperaturës së trupit. Nëse temperatura arrin 38 gradë Celsius ose më shumë, pacientët duhet të kontaktojnë menjëherë ekipin mjekësor, pasi ethet gjatë kimioterapisë mund të jenë shenjë e një infeksioni serioz.

Pacientët duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore urgjente edhe në rast të marramendjes ose të fikëtit, vështirësive në frymëmarrje, konfuzionit, përgjumjes së pazakontë, të vjellave ose diarresë së vazhdueshme që pengojnë marrjen e lëngjeve, si dhe nëse shfaqin shenja të dehidratimit, si gojë e thatë, urinim i pakët ose urinë me ngjyrë shumë të errët.

Në fund, Dr. Kurtishi u bën thirrje pacientëve të mos ndryshojnë trajtimin dhe të mos shtyjnë seancat e kimioterapisë pa u konsultuar me onkologun, duke theksuar se çdo pacient është i ndryshëm dhe se për çdo simptomë të re ose shqetësim duhet të kontaktojnë mjekët e onkologjisë.

Artikulli paraprak65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, një me fatalitet
Artikulli i rradhës Alarm i rremë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Policia e Kosovës zbardh autorin e dyshuar të dy kërcënimeve për bombë në Prishtinë

30/06/2026 Lajme

Prishtina me çmime të reja të transportit publik

30/06/2026 Lajme

Pas 16 defibrilimeve, 52-vjeçari fiton betejën me vdekjen

30/06/2026 Lajme

71-vjeçarja gjendet pa shenja jete në një bunar në Koshare, policia nis hetimet

30/06/2026 Lajme

Mbi 4 mijë testime, skriningu neonatal në Klinikën e Neonatologjisë zbulon dy raste me fibrozë cistike dhe një me fenilketonuri

30/06/2026 Lajme

Raportohet se një person është fundosur në Batllavë

30/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.