Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bordi Drejtues i SHSKUK-së me komunikatë tregon pse ia vazhdoi kontratën drejtorit Azizi

Lajme 30/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka sqaruar arsyet e vazhdimit të kontratës së drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizi.

Në një komunikatë për media, Bordi thotë se vendimi është marrë duke u bazuar në rezultatet e arritura gjatë periudhës 2023–2025 dhe në nevojën për të siguruar vazhdimësi institucionale, përcjell Gazeta Shneta.

Sipas komunikatës, gjatë kësaj periudhe është rritur numri i pacientëve të hospitalizuar, operimeve, vizitave ambulatore, shërbimeve laboratorike dhe ekzaminimeve CT e MRI.

Po ashtu, Bordi përmend edhe realizimin e disa projekteve, përfshirë funksionalizimin e Cath Lab-it në Prizren, investimet në Mjekësinë Nukleare, zgjerimin e Kardiokirurgjisë dhe zhvillimin e programit IVF.

Megjithatë, Bordi pranon se sistemi shëndetësor vazhdon të përballet me sfida, si listat e pritjes, mungesat e materialeve dhe nevoja për më shumë personel e investime, duke theksuar se vazhdimi i kontratës synon të sigurojë stabilitet institucional dhe vazhdimësinë e reformave./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGratë me Parkinson kanë më shumë gjasa të kenë ndryshime në tru të lidhura me Alzheimerin
Artikulli i rradhës Mijëra pacientë po hasin vështirësi për të siguruar barnat për humbje peshe

Ju sugjerojmë

71-vjeçarja gjendet pa shenja jete në një bunar në Koshare, policia nis hetimet

30/06/2026 Lajme

Mbi 4 mijë testime, skriningu neonatal në Klinikën e Neonatologjisë zbulon dy raste me fibrozë cistike dhe një me fenilketonuri

30/06/2026 Lajme

Raportohet se një person është fundosur në Batllavë

30/06/2026 Lajme

I la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë, policia gjobit një grua me 300 euro në Prizren

30/06/2026 Lajme

Vrasja në Dragash, neuropsikiatri: 5 therje me thikë janë pasojë e një mllefi të grumbulluar

30/06/2026 Lajme

IKSHPK apelon për vaksinim: Fruthi mund të shkaktojë komplikime serioze

30/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.