Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka emëruar radiologun Dr. Lavdim Ymeri ushtrues detyre të drejtorit të Klinikës së Radiologjisë.
Sipas burimeve të Gazetës Shneta, Dr. Ymeri është caktuar në krye të klinikës pas dorëheqjes së ish-drejtorit Dr. Gani Morina, e cila ishte bërë më shumë se një muaj më parë./Gazeta Shneta/


