Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK: Që nga aplikimi i plazmaferezës janë trajtuar 19 pacientë dhe janë realizuar 80 seanca

Lajme 07/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Repartin e Kujdesit Intensiv Pediatrik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), që nga aplikimi i parë i procedurës së plazmaferezës në qershor të vitit 2025, janë trajtuar 19 pacientë dhe janë realizuar gjithsej 80 seanca të kësaj terapie.

Sipas njoftimit të QKUK-së, nga pacientët e trajtuar, tetë janë fëmijë nga Klinika e Pediatrisë, ndërsa 11 janë pacientë të rritur nga Klinika e Neurologjisë, Klinika e Hematologjisë, Klinika e Nefrologjisë dhe Mjekimi Intensiv Qendror.

Plazmafereza është një procedurë terapeutike gjatë së cilës largohet plazma e gjakut që përmban antitrupa, toksina ose substanca të tjera të dëmshme dhe zëvendësohet me lëngje të posaçme mjekësore. Kjo metodë përdoret në trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh autoimune, neurologjike, hematologjike, nefrologjike dhe gjendjeve të tjera akute.

QKUK bën të ditur se procedura është aplikuar në trajtimin e pacientëve me diagnoza si purpura trombotike trombocitopenike, sindroma hemolitiko-uremike, anemia hemolitike e rëndë, miastenia gravis, nefropatitë autoimune, encefaliti autoimun, chorea minor, sindroma Guillain-Barré, mieliti autoimun, hepatiti fulminant dhe patologji të tjera që kërkojnë trajtim të specializuar.

Sipas institucionit, rezultatet e deritanishme tregojnë përmirësim të gjendjes klinike te shumica e pacientëve, ndërsa në disa raste plazmafereza është përdorur si terapi urgjente.

QKUK njofton se para vendosjes së këtij shërbimi, pacientët që kishin nevojë për plazmaferezë referoheshin për trajtim jashtë Kosovës. 

Artikulli paraprakMbi 200 mijë prezervativë të falsifikuar zbulohen në Evropë, autoritetet paralajmërojnë rrezik për shëndetin seksual
Artikulli i rradhës OBSH paralajmëron: Evropa do të përballet me ‘javë më vdekjeprurëse’

Ju sugjerojmë

OBSH paralajmëron: Evropa do të përballet me ‘javë më vdekjeprurëse’

07/07/2026 Lajme

71 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 26 të lënduar

07/07/2026 Lajme

Deri në vitin 2036 infertiliteti pritet të prekë gati 80 milionë gra në mbarë botën

07/07/2026 Lajme

Sot mot me diell, temperatura deri në 30°C

07/07/2026 Lajme

AUV: Ende s’ka rezultate zyrtare për mostrat e marra në qumështoren “Vita”

06/07/2026 Lajme

Jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë: Presione nga menaxhmenti i SHSKUK-së dhe QKUK-së

06/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.