Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndrejaj: Infertiliteti nuk është vetëm problem i grave, në shumë raste shkaktari është burri

Lajme 10/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Problemet me fertilitetin nuk lidhen vetëm me gratë, pasi në një pjesë të rasteve shkaktarët mund të jenë edhe te partneri mashkull.

Kështu thotë drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK, Dr. Zef Ndrejaj, i cili thekson se vlerësimi i të dy partnerëve është i domosdoshëm kur një çift përballet me vështirësi për të arritur shtatzëninë.

Në një intervistë për Gazetën Shneta, Ndrejaj tha se infertiliteti duhet të shihet si problem i çiftit dhe jo vetëm i gruas.

“Infertiliteti nuk është vetëm problem i gruas. Nuk mund të themi se është 50 me 50, por kemi shumë raste kur shkaktari është burri,” u shpreh ai.

Sipas tij, te burrat vlerësimi mund të bëhet përmes analizave specifike, ndërsa një nga ekzaminimet kryesore është spermograma.

“Te burrat me një analizë mund të sqarohen shumë gjëra. Me një spermogram mund të shihet gjendja dhe më pas trajtimi vazhdon te urologu,” tha Ndrejaj.

Ndërsa te gratë, sipas tij, shkaqet e infertilitetit mund të jenë më të shumta dhe më komplekse.

“Te problemet femërore kemi probleme të shumta. Mund të kemi probleme organike, ciste, mioma, mund të jenë probleme të lindura, moszhvillim i ndonjë organi të mitrës apo vezoreve,” u shpreh Ndrejaj.

Ai përmendi edhe ndikimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, të cilat nëse nuk trajtohen në kohë mund të shkaktojnë komplikime.

“Infeksionet seksualisht të transmetueshme, nëse nuk trajtohen ose nëse zgjasin shumë, mund të shkaktojnë mbyllje të kanaleve dhe si pasojë infertilitet,” tha ai.

Ndrejaj theksoi se një pjesë e problemeve që ndikojnë në fertilitet mund të trajtohen dhe nuk kërkojnë domosdoshmërisht fertilizim të asistuar.

“Shumica e rasteve janë të trajtueshme. Këto pengesa që shkaktojnë infertilitet, me një intervenim mund të çojnë deri te një shtatzëni edhe pa IVF,” deklaroi ai.

Sipas tij, fertilizimi i asistuar nevojitet kryesisht në rastet kur ka probleme më të rënda, si dëmtime apo bllokime të kanaleve, çrregullime të theksuara hormonale apo probleme të rënda me spermën.

“IVF na nevojitet kur kemi dëmtim apo mbyllje të kanaleve, kur ka probleme hormonale të vezoreve dhe është e pamundur të krijohet vetvetiu qeliza vezë. Po ashtu, te disa raste të infertilitetit mashkullor duhet të merren qelizat drejtpërdrejt nga testisi,” tha Ndrejaj.

Ai shtoi se në raste të veçanta, kur mungojnë plotësisht qelizat spermatozoide, mund të kërkohen edhe alternativa të tjera të trajtimit.

Ndrejaj  apeloi që çiftet që kanë vështirësi për të arritur shtatzëninë të kërkojnë vlerësim mjekësor për të dy partnerët, pasi identifikimi i hershëm i shkakut mund të ndikojë në zgjedhjen e trajtimit.

Artikulli paraprakTë paktën 12 të vdekur nga zjarri shkatërrues në jug të Spanjës
Artikulli i rradhës Përfaqësuesit e Sefam i dhurojnë QKUK-së donacion të pajisjeve për trajtimin e çrregullimeve të gjumit

Ju sugjerojmë

Ndrejaj: Rastet me kancer të organeve gjenitale janë në rritje, më të prekura gratë mbi 40 vjeç

10/07/2026 Lajme

Zhduket i mituri në Prizren, rasti po hetohet nga Policia

10/07/2026 Lajme

Rriten çmimet e konsumit, inflacioni arrin në 6 për qind në qershor

10/07/2026 Lajme

Përfaqësuesit e Sefam i dhurojnë QKUK-së donacion të pajisjeve për trajtimin e çrregullimeve të gjumit

10/07/2026 Lajme

Të paktën 12 të vdekur nga zjarri shkatërrues në jug të Spanjës

10/07/2026 Lajme

Mot me diell e vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 28°C

10/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.