Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

I hodhi vetes benzinë, i mituri që sulmoi qytetarët në Ferizaj, u arrestua bashkë me nënën

Lajme 10/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin e tentim-vrasjes që ndodhi mëngjesin e së premtes në Ferizaj, ku një 16-vjeçar dyshohet se sulmoi qytetarë dhe më pas plagosi edhe një zyrtar policor.

Sipas Policisë, rreth orës 07:50 është pranuar një informacion se një person po sulmonte qytetarët me thikë në sheshin e qytetit. Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë konstatuar se një person kishte pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë, ndërsa një qytetar tjetër ishte lënduar gjatë tentimit për t’u larguar nga i dyshuari.

Pas ngjarjes, i dyshuari ishte larguar, ndërsa hetuesit rajonalë, të mbështetur nga njësitë tjera policore, nisën kërkimin për lokalizimin e tij. Ai u gjet fillimisht në banesën e tij dhe më pas në një adresë në fshatin Greme.

Policia bën të ditur se, gjatë tentimit për arrestim, 16-vjeçari refuzoi t’u bindet urdhrave, sulmoi zyrtarët policorë me gurë dhe mjete të forta, si dhe u vërsul ndaj tyre me thikë.

“Me të arritur në vendngjarje, i dyshuari ka refuzuar t’u bindet urdhrave policorë, duke mbajtur një thikë në dorë, ka sulmuar zyrtarët policorë me gurë dhe mjete të forta, si dhe është vërsulur ndaj tyre me thikë. Gjatë ndërhyrjes, nëna e tij ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare. Në një moment, i dyshuari ka marrë një shishe me benzinë dhe ia ka hedhur vetes mbi trup, duke vazhduar t’i kërcënojë policët me thikë dhe duke mos lejuar afrimin e tyre. Gjatë përpjekjeve për vënien e tij nën kontroll, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre është goditur me thikë në pjesën e qafës”, thuhet në komunikatë.

Pas ndërhyrjes policore, i dyshuari me inicialet P.GJ (16 vjeç) është vënë nën kontroll dhe është arrestuar së bashku me nënën e tij D.GJ (47 vjeçe).

Gjithashtu, Policia thotë se është sekuestruar edhe thika, e cila dyshohet se është përdorur në sulmin ndaj qytetarëve.

“Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 24 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në komunikatë.

Artikulli paraprakAplikacioni që analizon zërin mund të paralajmërojë përkeqësimin e astmës dhe COPD-së disa ditë më herët
Artikulli i rradhës Shtatzënia kriptike: Si është e mundur të jesh shtatzënë pa e kuptuar për muaj të tërë?

Ju sugjerojmë

Britania synon ta bëjë vape më pak tërheqës për fëmijët, propozohen paketime pa ngjyra dhe kufizime për aromat

10/07/2026 Lajme

Vazhdojnë gjobat ndaj ndotësve të ambientit në Ferizaj

10/07/2026 Lajme

Zjarret përhapen në të gjithë Francën, vala e të nxehtit intensifikohet

10/07/2026 Lajme

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

10/07/2026 Lajme

Shoqata e Anesteziologëve përgatit dokumente të unifikuara për pacientët që i nënshtrohen anestezisë

10/07/2026 Lajme

Dr. Haki Jashari, pjesë e konferencës ndërkombëtare për trajtimin e një forme të rrallë të distrofisë muskulare në Firence

10/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.