Komuna e Podujevës ka njoftuar, se disa nga barnatoret nuk janë duke e respektuar orarin e kujdestarisë në Podujevë.
Pas ankesave të mos respektim të orarit, kërkohet nga qytetarët qe ta njoftojnë Inspektoratin Komunal për çdo shkelje te orarit.
Sipas njoftimit, çdo mosrespektim i orarit të barnatoreve/farmacive do të gjobiten për kundërvajtje dhe atë në vlerë prej 200-400 euro.
“Jua rikujtojmë se për çdo mosrespektim të këtij orari, barnatoret/farmacitë do të gjobiten për kundërvajtje dhe atë në vlerë prej 200-400 euro (bazuar në neni 19 të Rregullores për orarin e punës për bizneset që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës)”, thuhet tutje në njoftim.



