Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka bërë të ditur se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 numri i përgjigjëm i rasteve ka shënuar rënie prej 1.6% në krahasim me gjashtë mujorin e parë të vitit të kaluar.
Rënie është shënuar prej 7.4% sa i përket edhe incidenteve.
Sipas raportit i cili është prezantuar të hënën, numri i vjedhjeve, grabitjeve, rastet e dhunës në familje kanë shënuar rënie.
“Në aspektin e veprave penale, statistikat tregojnë ulje të dukshme në disa kategori të rëndësishme. Rastet e vjedhjeve kanë shënuar rënie prej 6.7%, grabitjet kanë shënuar rënie prej 39.1%, rastet e dhunës në familje kanë shënuar rënie prej 10.1% ndërsa lëndimet trupore kanë shënuar rënie me 8.5%”, thuhet nga Policia.
Sa i përket rasteve në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie prej 5.6% ndërsa aksidentet me fatalitet kanë pësuar rënie prej 28.6%.



