Për herë të parë, në Prishtinë u mbajt Kongresi i Asociacionit të Pulmologëve të Kosovës, i organizuar nga Dr. Besim Morina, duke shënuar një moment të rëndësishëm për zhvillimin e diagnostikimit dhe trajtimit të çrregullimeve të gjumit.
Në një reagim publik, Dr. Morina shprehu mirënjohjen e tij për përfaqësuesen e kompanisë franceze SEFAM, Larglinda Bytyqi, duke vlerësuar kontributin, vizionin dhe punën e saj të palodhur në zhvillimin e kësaj fushe në Kosovë.




