Agjërimit mund të ndihmojë njerëzit të ruajnë humbjen e peshës, sipas një studimi të ri. Studiuesit zbuluan se vetëm 12 javë të ushqyerit brenda një periudhe të kufizuar kohore mund të kenë efekte afatgjata në kontrollin e peshës.
Agjërimi nënkupton konsumimin e ushqimit brenda orareve të caktuara gjatë ditës, duke kufizuar periudhën e ngrënies ose duke shmangur ushqimin për disa orë. Në këtë studim, forma e analizuar ishte “ushqyerja e kufizuar në kohë” ku pjesëmarrësit konsumonin ushqim vetëm brenda një dritareje 8-orëshe, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Studimi, i publikuar në revistën shkencore “Clinical Nutrition”, analizoi të dhënat e 99 personave me mbipeshë ose obezitet, të moshës 30 deri në 60 vjeç. Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe: ata që hanin brenda 8 orëve herët në mëngjes, ata që e fillonin këtë periudhë pas orës 13:00, ata që zgjidhnin vetë orarin e ngrënies dhe një grup kontrolli që vazhdonte rutinën e zakonshme ushqimore.
Pas një viti, grupet që praktikonin ushqyerjen e kufizuar në kohë ruajtën një humbje më të madhe të peshës krahasuar me grupin kontrollues. Përfitimet u vunë re pavarësisht nëse periudha 8-orëshe e ngrënies ishte në mëngjes, pasdite apo zgjidhej individualisht.
Megjithatë, studiuesit ngritën shqetësime për humbjen e masës pa yndyrë, që përfshin edhe masën muskulore. Ata theksuan se çdo strategji për humbje peshe duhet të shoqërohet me konsum të mjaftueshëm proteinash dhe ushtrime rezistence për të mbrojtur muskujt.
Ekspertët theksojnë se agjërimi me intervale nuk duhet të zëvendësojë një dietë të shëndetshme, por mund të përdoret si një strategji shtesë krahas ushqyerjes së ekuilibruar, aktivitetit fizik dhe zakoneve të shëndetshme të jetesës. /Gazeta Shneta/


