Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHBA përballet me valë të re të infeksioneve nga paraziti që shkakton diarre të rëndë

Lajme 17/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Autoritetet shëndetësore në SHBA paralajmërojnë se shpërthimet e infeksionit nga Ciklospora, një parazit që shkakton diarre të ujshme dhe të fortë, mund të vazhdojnë deri në muajin gusht, ndërsa hetimet për burimin e kontaminimit në zinxhirin ushqimor janë ende në zhvillim.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë identifikuar deri tani 1 mijë e 645 raste të konfirmuara laboratorikisht me ciklosporiazë dhe kanë raportuar 145 persona të shtruar në spital. Ndërkohë, rreth 5 mijë e 100 raste të tjera janë ende në pritje të analizave shtesë, përfshirë intervistat me pacientët, shkruan The Guardian transmeton Gazeta Shneta.

“Numri real i infeksioneve është pothuajse me siguri më i lartë, sepse shumë persona me simptoma të lehta shërohen pa kërkuar kujdes mjekësor”, tha Gwen Biggerstaff, zëvendësdrejtore e divizionit të CDC për sëmundjet që transmetohen nga ushqimi, uji dhe mjedisi. Ajo shtoi se këtë verë po regjistrohet një numër jashtëzakonisht i lartë i rasteve.

Sipas autoriteteve lokale, numri i të prekurve mund të jetë dukshëm më i lartë sesa shifrat e raportuara nga CDC.

Ciklosporiaza shkaktohet nga mikroorganizmi njëqelizor Cyclospora cayetanensis, i cili transmetohet përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar me materiale fekale. Infeksioni shfaqet më shpesh gjatë muajve të ngrohtë, nga maji deri në gusht.

Hetimi është i vështirë sepse paraziti ka një periudhë të gjatë inkubacioni. Simptomat mund të shfaqen disa ditë ose edhe javë pas infektimit, ndërsa diagnoza shpesh kërkon teste të veçanta.

Shpërthime të mëparshme janë lidhur me sallata të paketuara, barishte, mjedra dhe marule. Ekspertët dyshojnë se ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në rritjen e rasteve, pasi temperaturat më të larta krijojnë kushte më të favorshme për përhapjen e parazitit.

Autoritetet amerikane u kanë bërë thirrje qytetarëve të lajnë mirë frutat dhe perimet e freskëta ose, kur është e mundur, t’i gatuajnë ato.

Ekspertët e shëndetit publik kanë kritikuar gjithashtu reduktimet e mëdha në financimin e programeve të monitorimit të sëmundjeve që transmetohen nga ushqimi.  /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakShtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?
Artikulli i rradhës Demenca nuk prek të gjithë njësoj: Studimi zbulon faktorët që mund të ndryshojnë rrezikun në botë

Ju sugjerojmë

Magjistri i shkencave të kimisë: Anomali serioze në pyetjen 16 në testin e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë

17/07/2026 Lajme

Në Obiliq vijon vaksinimi plotësues, UNICEF vazhdon angazhimin për zgjerimin e imunizimit në Kosovë

17/07/2026 Lajme

HANDIKOS pranon një kontigjent të pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë

17/07/2026 Lajme

MSH: Te pacientët e rastit “Sach Pizza” u identifikua bakteri Salmonella

17/07/2026 Lajme

IKSHPK me apel për qytetarët: Ndiqni këto masa për të parandaluar helmimet nga ushqimi gjatë verës

17/07/2026 Lajme

Për 10 ditë, 52 raste të dhunës në familje në Kosovë

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.