Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH: Te pacientët e rastit “Sach Pizza” u identifikua bakteri Salmonella

Lajme 17/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në mostrat e marra nga pacientët që dyshohet se u helmuan pas konsumimit të ushqimit në “Sach Pizza” është identifikuar bakteri Salmonella, ndërsa në mostrate marra më pas nga ambientet e restoranteve nuk është gjetur prania e këtij bakteri.

“Në mostrat e pacientëve është konfirmuar bakteria Salmonella Enteritidis. Mostrat e ushqimit dhe strishot e ambientit kanë rezultuar negative”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Gazetën Insajderi.

Megjithatë, MSH thekson se mungesa e Salmonellës në mostrat e ushqimit të marra gjatë kontrollit nuk e përjashton mundësinë që burimi i infeksionit të ketë qenë ushqimi i kontaminuar më herët.

“Mungesa e Salmonellës në mostra në momentin e kontrollit nuk e përjashton mundësinë që burimi i infeksionit të ketë qenë ushqimi i kontaminuar më herët. Të dhënat epidemiologjike tregojnë lidhje të fortë me këtë operator”, thuhet në përgjigje.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës deri më 14 korrik janë identifikuar 74 raste helmimi të lidhura epidemiologjikisht me konsumimin e ushqimit në disa pika të “Sach Pizza’s”

Nga këto raste, 29 pacientë janë hospitalizuar, ndërsa 45 janë trajtuar në mënyrë ambulatore. Pacientët kanë shfaqur simptoma si barkqitje, të vjella, ethe, temperaturë dhe plogështi.

Nga ana tjetër, Sach Pizza ka kundërshtuar pretendimet se ushqimi i saj ka qenë i kontaminuar. Në një deklaratë për media, kompania ka bërë të ditur se në mostrat ushqimore të analizuara nga institucionet kompetente nuk është identifikuar Salmonella.

Ky rast është duke u hetuar nga Prokuroria dhe Policia./Gazeta Insajderi/

Artikulli paraprakIKSHPK me apel për qytetarët: Ndiqni këto masa për të parandaluar helmimet nga ushqimi gjatë verës
Artikulli i rradhës HANDIKOS pranon një kontigjent të pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë

Ju sugjerojmë

Në Obiliq vijon vaksinimi plotësues, UNICEF vazhdon angazhimin për zgjerimin e imunizimit në Kosovë

17/07/2026 Lajme

HANDIKOS pranon një kontigjent të pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë

17/07/2026 Lajme

IKSHPK me apel për qytetarët: Ndiqni këto masa për të parandaluar helmimet nga ushqimi gjatë verës

17/07/2026 Lajme

Për 10 ditë, 52 raste të dhunës në familje në Kosovë

17/07/2026 Lajme

“VITA” mban një konferencë para AUV-it: Nxirrini rezultatet!

17/07/2026 Lajme

Ndryshimet mes listës preliminare dhe përfundimtare tronditin disa kandidatë për Mjekësi të Përgjithshme

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.