Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

Këshilla për shtatzëna 16/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rrahjet e çrregullta ose të forta të zemrës janë një simptomë që shumë gra mund ta përjetojnë gjatë shtatzënisë. Ndryshimet natyrore që ndodhin në trup gjatë kësaj periudhe mund të ndikojnë në sistemin kardiovaskular dhe të shkaktojnë ndjesinë e “dridhjeve”, përshpejtimit, kapërcimit të rrahjeve ose goditjeve më të forta të zemrës. Në shumicën e rasteve, këto palpitacione nuk janë shqetësuese, por disa prej tyre mund të kërkojnë vlerësim mjekësor.

Gjatë shtatzënisë, sasia e gjakut që qarkullon në trup rritet me rreth 50%, ndërsa rrahjet e zemrës shtohen zakonisht me 10 deri në 20 rrahje në minutë. Ndryshimet hormonale dhe rritja e mitrës ndikojnë gjithashtu në pozicionin e zemrës, duke e zhvendosur atë më lart në kraharor. Këto ndryshime i shtojnë punën zemrës dhe mund të shkaktojnë palpitacione, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, gratë shtatzëna duhet të kërkojnë këshillën e mjekut nëse përjetojnë simptoma si marramendje, dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, të fikët, djersitje, kollë me gjak, rrahje zemre që zgjasin më shumë se 30 sekonda ose puls në qetësi mbi 100 rrahje në minutë.

Rreziku për palpitacione më serioze është më i lartë te gratë me probleme të mëparshme të zemrës, aritmi, sëmundje të lindura të zemrës, sëmundje strukturore të zemrës ose kardiomiopati peripartum, një gjendje ku muskuli i zemrës dobësohet gjatë ose pas shtatzënisë.

Në raste të lehta, mjeku mund të rekomandojë ndryshime në stilin e jetesës, si kufizimi i kafeinës, shmangia e duhanit dhe alkoolit dhe përdorimi i teknikave të relaksimit. Kur palpitacionet janë më serioze, mund të nevojiten ekzaminime si elektrokardiograma (EKG) dhe trajtime specifike.

Nëse rrahjet e forta të zemrës vazhdojnë edhe pas lindjes, rekomandohet konsultimi me një kardiolog për të përcaktuar shkakun dhe trajtimin e duhur. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDrejtori i ShSKUK-së: Intervenimi në Pediatri nuk është reagim pas publikimeve, ekziston plan për transformim rrënjësor
Artikulli i rradhës Një avokado në ditë mund të ulë kolesterolin e dëmshëm dhe të mbrojë zemrën

Ju sugjerojmë

A janë afshet e nxehta një shenjë e hershme e shtatzënisë?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Endometrioza dhe shtatzënia: A mund të mbeteni shtatzënë edhe me këtë sëmundje?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Temperaturat e larta gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në zhvillimin e trurit të fëmijës

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tensioni i lartë i gjakut gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për komplikime te nëna dhe foshnja

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Ndërprerja e antidepresivëve gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun për kriza të shëndetit mendor

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Melanoma gjatë shtatzënisë shfaq tipare të veçanta dhe shpesh zhvillohet mbi nishane ekzistuese

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.