Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Estofex: Kosova në nivelin 3 të rrezikut për stuhi të fuqishme

Lajme 21/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Evropian Eksperimental për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) ka përfshirë Kosovën në nivelin 3 të rrezikut për mot të ashpër gjatë ditës së sotme. Ky është niveli më i lartë në sistemin e vlerësimit të institutit dhe shpallet vetëm në raste kur kushtet atmosferike mund të favorizojnë zhvillimin e stuhive të forta, sipas burimit Meteo Balkan.

ESTOFEX harton parashikimet duke kombinuar analizën e meteorologëve me modelet numerike të motit. Krahas hartës së rrezikut, instituti publikon edhe analiza që shpjegojnë fenomenet e mundshme, si breshëri, erërat e fuqishme, reshjet intensive dhe, në raste të veçanta, mundësinë për tornado, transmeton Gazeta Shneta.

Përveç Kosovës, në nivelin 3 të rrezikut janë përfshirë edhe pjesë të verilindjes së Italisë, Deti Adriatik, Dalmacia në Kroaci, Mali i Zi, jugu i Bosnjë e Hercegovinës dhe veriu i Shqipërisë.

Sipas vlerësimit të ESTOFEX-it, gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes mund të krijohen kushte për stuhi të fuqishme lokale, të shoqëruara me reshje intensive, breshër të madh dhe erëra të forta. Në disa zona nuk përjashtohet as mundësia e zhvillimit të tornadove, megjithëse ky mbetet një skenar me probabilitet më të ulët.

Meteorologët theksojnë se këto dukuri janë karakteristike për stinën e verës, por niveli i parashikuar i paqëndrueshmërisë atmosferike është më i lartë se zakonisht.

Megjithatë, niveli i rrezikut nuk do të thotë se fenomenet e motit të ashpër do të prekin çdo zonë. Nëse zhvillohen, ato pritet të kenë karakter lokal. Për këtë arsye, rekomandohet që qytetarët të ndjekin njoftimet e institucioneve përgjegjëse dhe parashikimet më të fundit të motit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Artikulli i rradhës 69 raste me fruth që nga prilli në Kosovë, IKShPK: Vaksinimi është mbrojtja më e sigurt

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.