Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

Lajme 22/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar dhe janë pranuar në dy klinika të Shkupit pas stuhisë së fortë që goditi kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut pasditen e së martës.

Nëntë nga të lënduarit janë ekzaminuar në Klinikën Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion, Kujdes Intensiv dhe Qendër Urgjence (TOARILUC), ndërsa gjashtë persona janë pranuar në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naum Ohri”, shkruan media shqiptare në RMV, “PaCensure”.

Drejtori i TOARILUC, Igor Mërxhanoski, për MIA-n deklaroi se nga nëntë të lënduarit, dy persona kanë lëndime më të rënda. Një grua me lëndim në kokë është hospitalizuar në Neurokirurgji, ndërsa një paciente tjetër ka pësuar thyerje të dorës.

Gjashtë personat që janë pranuar në Klinikën “Shën Naum Ohri” kishin prerje dhe kontuzione dhe janë trajtuar ambulatorisht. Drejtori i institucionit, Nebojsha Nastov, për MIA-n tha se tre pacientë pas ekzaminimit janë lëshuar për trajtim në shtëpi, ndërsa tre të tjerë janë ende në fazë të ekzaminimit.

“Të gjithë janë në gjendje të stabilizuar. Fillimisht nuk japin përshtypjen se do të mbahen për trajtim të mëtejshëm. Një pacient është lënduar nga rënia e një peme dhe degët e kanë goditur, një është lënduar nga një llamarinë që ka rënë nga një çati, ndërsa një tjetër nga pllaka qeramike të rëna”, shtoi Nastov për MIA-n.

Nga Spitali i Përgjithshëm Qytetar “8 Shtator” informojnë se te ata nuk janë pranuar persona të lënduar pas stuhisë, por spitali ka pësuar dëme materiale të konsiderueshme.

Drejtori i spitalit, Sinisha Stojanoski, për MIA-n tha se shkalla e saktë e dëmit do të dihet pas inspektimit të plotë në terren dhe hartimit të procesverbalit zyrtar.

Artikulli paraprakIHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën
Artikulli i rradhës Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.