Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drithërat ndihmojnë shëndetin

Jetë 14/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gruri integral rrit imunitetin, përshpejton rritjen dhe zhvillimin e organizmit, është efikas kundër lodhjes dhe rregullon tretjen, shëron alergjinë si dhe është i dobishëm te sëmundjet e zemrës. Gruri përmban proteina deri në 70%, kurse sasia e yndyrave dhe karbohidrateve është simbolike. Tretet lehtë dhe asimilohet shpejt, prandaj preferohet për sportistët dhe fëmijët.

Vetitë shëruese të thekrës

Thekra është një drithë, i cili me shekuj ka garuar me grurin në prodhimin e bukës edhe pse sot gruri është dominues. Thekra përmban 74% karbohidrate, 9,3% proteina dhe 1,8% yndyrë. Përmban edhe vitaminë B. Buka e thekrës preferohet të përdoret kundër diabetit, anemisë, te vështirësitë në klimaks, te kapsllëku, si dhe për përmirësimin e sistemit nervor.

Vetitë shëruese të elbit

Elbi pa të drejtë konsiderohet ushqim i të varfërve. Sipas vlerave biologjike, elbi është më i shëndetshëm se gruri, sepse ka veti të mëdha shëruese. Është njëri ndër drithërat më të vjetra. Elbi përmban 35% të thartirave të pangopura yndyrore, të cilat ulin kolesterolin në gjak. Elbi përmban 73,4% karbohidrate, 11% proteina dhe 1,8% yndyrë, por është i pasur edhe me minerale dhe vitamina. Elbi ul kolesterolin, forcon organizmin, është efikas kundër plakjes, kundër sëmundjeve të enëve të gjakut, reumës, dhembjes së lukthit dhe fytit.

Vetitë e dobishme të tërshërës

Tërshëra është drithi më i dobishëm. Por, më shumë përdoret si ushqim i kafshëve. Kohëve të fundit në treg mund të gjenden flluskat (flakes) e tërshërës, të cilat janë tepër të dobishme. Për shkak të përmbajtjes së pasur me minerale dhe vitamina, tërshëra më shumë mund të konsiderohet ilaç, sesa ushqim. Përmban më shumë se 20 aminoacide esenciale. Tërshëra pastron gjakun, është i dobishëm kundër sëmundjes së sheqerit, i bën mirë mëlçisë, vezorëve, mitrës. Është efikas kundër kariesit.

Vetitë e mira të misrit

Misri ka prejardhjen nga Meksika. Misri është bima e vetme së cilës deri sot nuk i është gjetur varianti i egër. Kokrra e misrit është e pasur me karbohidrate, amidon, sheqer dhe proteina. Misri përmban shumë vitamina dhe minerale. Misri ul shtypjen e lartë të gjakut, është i dobishëm te sëmundjet e enëve të gjakut, kundër diabetit, largon gurin në veshkë, është i dobishëm kundër rakitit, dhembjes së shpinës, sëmundjeve të mushkërive etj.

Artikulli paraprakGusha e varur? Ja ushtrimet që duhet të bëni (Foto)
Artikulli i rradhës Mustafa: Sigurimi shëndetësor fillon në korrik

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.