Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Teknologjia ndihmon të verbrit të përjetojnë kryeveprat e artit (Video)

Teknologji 07/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Thesaret e muzeumeve të artit tani mund t’i shijojnë edhe të verbrit, apo vizitorët me problem shikimi. Printimi 3-dimensional e sjell në jetë veprën e punuar në telajo. Vizitorët mund të prekin me dorë relievin e printimit, të dallojnë fytyrat, apo peisazhet e pikturës.

Në Vjenë një printer ka krijuar në forma tre-dimensionale disa nga kryeveprat më të njohura të botës:
“Puthja” e Gustav Klimtit ndërthur stilin bizantin me vezullimin e arit. Ajo është një ndër veprat më të njohura të “Periudhës së Artë” të artistit austriak të fillimit të shekullit XX.
Vizitorët në muzeun Belvedere në Vjenë mund të shohin veprën origjinale ose një kopje të printuar të saj të cilin mund ta prekin edhe me dorë.

Tani, të verbrit apo kushdo që ka probleme shikimi mund ta përjetojnë këtë kryevepër duke prekur detajet e një riprodhimi 3-dimensional.
Andreas Reichinger ka punuar që nga viti 2000 për të transformuar veprat 2-dimensionale në punime artistike që mund të përjetohen përmes prekjes.

Projekti i tij realizohet falë një pajisjeje të teknologjisë së lartë. Ai thotë se “Puthja” ishte projekti më i vështirë:
“Kjo vepër ka elementë figurativë dhe fizikë. Ka edhe pjesë 2-dimensionale dhe ornamentale. Ka rëndësi të gjendet balanca, që të përcillen pjesët që mund të përfaqësohen me 3 dimensione, por edhe të mos humbasin elementët dy dimensionalë në këtë reliev”.

Dominika Raditsch thotë se ai e arrin me sukses synimin:
“Shumë bukur! Tamam ashtu si piktura! Ka shumë detaje”.
Vizitorja Raditsch, e cila humbi shikimin kur ishte katër vjeçe, thotë se mund t’i imagjinojë pamjet në mendje, kur prek me dorë relievin 3-dimensional:

“Pak a shumë ka forma të rrumbullakëta, të ndërthurura. E dallon me dorë. Në shumë pjesë është e sheshtë dhe mendoj se është e ndritshme”.
Falë mjeshtërisë së inxhinierit Reichinger, gjenialiteti i Klimtit dhe bukuria e veprës së tij “Puthja” tani kënaqin jo vetëm syrin, por edhe shqisa të tjera.

Artikulli paraprakRobotët për rastet e fatkeqësive
Artikulli i rradhës Të vjellat e mëngjesit: Janë zbërthyer tri mite për përcjellësin e shpeshtë të shtatzënisë

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

A po na bën inteligjenca artificiale më pak të aftë për të menduar?

17/06/2026 Jetë

Vaksina e parë e projektuar nga inteligjenca artificiale kalon testimet fillestare te njerëzit

17/06/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të zbulojë kancerin e gjirit deri në 6 vjet para diagnostikimit

12/06/2026 Jetë

Teknologjia AI që po ndryshon mjekësinë mund të sjellë probleme ligjore për mjekët

09/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.