Gjatë ditës së djeshme në Podujevë është raportuar për një rast dhune në familje.
Sipas policisë, një nënë është sulmuar fizikisht nga biri i saj pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me të.
Nëna ka pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk është raportuar për të arrestuar.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.