Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Loja për telefona celularë dhe demencia

Teknologji 01/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një lojë për telefona celularë mund të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë se si humbim kujtesën pas një farë moshe dhe nga sëmundje të ndryshme. Me të dhëna të mbledhura deri tani nga dy milionë e gjysmë lojtarë studiuesit thonë se ata mund të jenë më afër gjetjes së një analize diagnostikuese për Alcaimerin dhe forma të tjera të demencës. Demenca është humbje e aftësisë për të menduar dhe si rrjedhim e pengon njeriun në veprimtaritë e përditëshme.

Nëse luani një lojë në telefon me anije, ishuj dhe akullnaja, do të ndihmoni neurologët të studiojnë humbjen e kujtesës.

“Është e rëndësishme se është simptoma e parë e raportuar nga pacientët me Alcaimer, kur thonë ‘nuk e di por humba – humba sensin e orientimit”.

Hugo Spiers në “University College London” dhe kolegët e tij krijuan lojën për të analizuar se mirë arrijnë të orientohen lojtarët.

“Ata duhet të shkojnë nga një pikënisje poshtë një lumi, të marrin një pistoletë sinjalizuese dhe të qëllojnë me të në drejtimin nga ku u nisën. Pra duhet të kenë një lloj orientimi, se nga erdhën” shpjegon zoti Spiers.

Loja quhet “Sea Hero Quest”. Kompania “Glitchers” e krijoi atë duke marrë parasysh historinë e përbashkët të familjeve të pacientëve me demencë, thotë drejtori teknik Hugo Scott-Slade.

“Në lojë, komandon një anije për të mbledhur kujtimet për babain tënd. Përshkon itinerarin e tij, në kërkim të kujtimeve të humbura”.

Hulumtuesit thonë se do të ishin dashur 10 mijë vjet për të mbledhur një sasi të tillë të dhënash në laborator, por kjo u arrit shpejt nga miliona lojtarë.

Duke përdorur informacion që lojtarët japin për veten e tyre, studiuesit kanë mësuar se njerëzit fillojnë të humbasin aftësitë për t’u orientuar në moshë të re.

“E shohim atë që nga një moshë e re. Nga 19 deri në 20, 21 e tutje, shohim një degradim të ngadaltë”.

Ata shpresojnë se loja një ditë mund të ndihmojë për të diagnostikuar demencën duke krahasuar rezultatin e një pacienti me ato të miliona lojtarëve të tjerë.

Artikulli paraprakNë SHBA katërfishohen vdekjet nga heroina
Artikulli i rradhës Shtohen rastet e kancerit të zorrës së trashë mes të rinjve

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

A po na bën inteligjenca artificiale më pak të aftë për të menduar?

17/06/2026 Jetë

Vaksina e parë e projektuar nga inteligjenca artificiale kalon testimet fillestare te njerëzit

17/06/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të zbulojë kancerin e gjirit deri në 6 vjet para diagnostikimit

12/06/2026 Jetë

Teknologjia AI që po ndryshon mjekësinë mund të sjellë probleme ligjore për mjekët

09/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.