Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka dhënë statistika shqetësuese në raportin e fundit për shëndetësinë te shqiptarët.
Sipas kësaj organizate, Shqipëria ka vetëm 155 mjekë për çdo 100,000 banorë, një shifër kjo alarmante.
Për këtë arsye, WHO është duke drejtuar një kampanjë për ta përforcuar sistemin shëndetësor shqiptar, i cili ka pasur reforma të limituara në dy dekadat e fundit, shkruan Balkaninsight, transmeton Gazeta Shneta.
Ndryshe, Bulgaria është vendi në Ballkan me numrin më të madh të mjekëve, me 369 mjekë për 100,000 banorë.
Serbia ka 284 mjekë për 100,000 banorë, Kroacia 226, Maqedonia 262, Mali i Zi 207 ndërsa Bosnja e Hercegovina 167. /Gazeta Shneta/