Shumë e gëzuar dhe e lumtur erdhi në aeroport nga Turqia një 55 vjeçare nga Lipjani para dy vjetësh. Ajo nga atje në Kosovë u kthye me një djalë, për lindjen e të cilit kishte pritur gjatë 25 viteve martesë.
Djali që u lind në Turqi nga nëna kosovare, u pagëzua me emrin Adhurim.
Kjo nënë bëri bujë të madhe në mediat shqiptare gjatë asaj kohe, pasi fëmija erdhi pas shumë vitesh sakrificë e mundim për këtë nënë. /Gazeta Shneta/