Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një mashkull në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur punëtorët e sigurimit të repartit të gjinekologjisë në QKUK.
I njëjti edhe i ka kanosur me armë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.