Për të kuptuar përmasat e plagëve dhe dëmtimet që i ka pësuar nga plagosja me armë zjarri avokati i është nënshtruar disa fotografimeve të nevojshme në QKUK.
Pas plagëve të marra sot në mëngjes, avokati prishtinas Azem Vllasi është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
KALLXO.com merr vesh se avokati i është nënshtruar disa fotografimeve të nevojshme në QKUK, për të kuptuar përmasat e plagëve dhe dëmtimet që i ka pësuar nga plagosja me armë zjarri.
Momentalisht avokati Vllasi gjendet në sallën e reanimacionit.
Plagosja e Vllasit është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.