Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të bëni një gjumë të rehatshëm?

Jetë 15/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A dëshironi të njiheni me produkte të cilat ju relaksojnë para gjumit, shtojnë cilësinë e gjumit dhe ju mundësojnë që të zgjoheni me energji? Ja çfarë duhet të bëni për një gjumë pa ndërprerje.

Gjumi luan një rol shumë të rëndësishëm për funksionimin e rregullt të trupit dhe trurit tonë  sepse e gjithë energjia e përdorur gjatë ditës rigjenerohet gjatë gjumit. Kur mbetemi për një kohë të gjatë pa gjumë shfaqen probleme fizike dhe emocionale. E keni të vështirë të perceptoni drejt gjërat, nuk mund të përqendroheni në mësime, ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe të mërzitur.

Ja çfarë mund të bëni

Fillimisht duhet të flini dhe të zgjoheni në të njëjtin orar dhe këtë ta shndërroni në një zakon të përditshëm. P.sh zgjimi në orën 07.00 dhe fjetja rreth orës  22:30-23:00.
Zhvilloni zakonet tuaja para se të flini. Lani dhëmbët, pastroni makiazhin, bëni një dush të ngrohtë gjysmë ore para se të flini. Gjithë këto veprime do t’i tregojnë trupit sinjalet e gjumit.

Përpiquni të mos fleni gjatë ditës.

Bëni ushtrime në mëngjes. Nëse nuk keni mundësi atëherë ecni.
Mbani ditar! Mund të thoni se “ç’lidhje ka ditari me gjumin”, por pyetjet e ngecura në mendje gjatë ditës na shqetësojnë sapo të vendosim kokën në jastëk. Prandaj duhet diçka për të çliruar veten. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të shkruarit. Por sigurisht nëse nuk ke ndonjë mik të ngushtë të cilit mund t’ia tregosh shqetësimet tuaja.
Gjej pozicione të përshtatshme gjumi për veten. Sipas studimeve pozicioni më i mirë i gjumit është shtrirja në shpinë ose në krahun e djathtë. Sepse në këtë pozicion zemra dhe organet tjera punojnë më lehtë.

Krijo ambientin e përshtatshëm

Përpiqu të flesh në një dhomë të errët dhe pa zhurmë. Mund të përdorni perde të trasha për të mos u zgjuar herët në mëngjes.
Temperatura e dhomës të përshtatet me temperaturën e trupit. Nuk duhet të jetë as shumë e ftohtë e as shumë e nxehtë.
Nuk duhet të bezdiseni nga ngjyrat e dhomës. Mund të preferoni ngjyra si bojëqielli e hapët apo ngjyrë ulliri.
Tregohuni të kujdesshëm në zgjedhjen e jastëkut dhe dyshekut. Koka nuk duhet të qëndrojë shumë lart e as të fundoset në jastëk. Mos harroni të ndryshoni shpesh çarçafët dhe t’i shkundni çdo ditë.
Për të bërë një gjumë të qetë vendoseni shtratin në një pozicion nga i cili mund të shihni derën e dhomës.

Shpëtoni nga imtësirat

Sa më e thjeshtë dhe e pangarkuar të jetë dhoma aq më rehat do të flini. Shpëtoni nga gjëra të panevojshme sipër shtratit . Shpëtoni dhe nga arushat apo jastëkët e tepërt.
Mos mëso, mos përdor kompjuterin dhe mos ha apo shiko televizor mbi shtrat.
Fikini të gjitha pajisjet elektrike para se të flini. Sepse të gjitha shpërndajnë dallgë elektromagnetike dhe ndikojnë negativisht në trupin tonë. Nëse në dhomën tënde ke shumë pajisje elektrike mbuloji para se të flesh.

Kujdes ushqimin

Mos konsumo ushqim apo produkte me kafeinë si kafeja apo çaji para se të flini.
Preferoni çajet bimorë. Mund të pini çaj lule bliri dhe në të hidhni një rrënjë karafili.

Mos  sforco veten

Nëse nuk arrin të flesh për 15 minuta mos e sforco veten dhe ngrihu menjëherë nga shtrati.
Merru me aktivitete të cilat qetësojnë mendjen. Zgjidh fjalëkryq ose sudoku, dëgjo muzikë apo lexo ndonjë libër.

Kërko ndihmë

Nëse vuani nga pagjumësia prej kohësh atëherë duhet të kërkoni ndihmën e një specialisti. Bimët dhe vajrat aromatikë mundësojnë qetësimin dhe relaksimin e trupit duke arritur në sistemin nervor me ndihmën e aromave të përhapura. Pra ato krijojnë një ndikim serioz mbi gjendjen tonë emocionale.

 

Artikulli paraprakShkencëtarët kanë krijuar robot që lëshon ilaçe në trupin e njeriut
Artikulli i rradhës Fotografia ikonë, flet nëna që ushqente të bijën me gji derisa ikte nga lufta (Foto/Video)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.