Shkencëtarët kanë krijuar robot që lëshon ilaçe në trupin e njeriut

2017-03-15 në ora 20:09

Shkencëtarët zvicëran kanë filluar të krijojnë pjesën e parë të robotit i cili e bënë ushqimin e tretshëm në trupin e njeriut,  transmeton Gazeta Shneta.

Pjesa që ata kanë krijuar është vetëm 90mm në gjatësi, 20mm të gjerë dhe 17mm në trashësi. Ajo është e përbërë nga një përzierje xhelatinë-glicerol

Me ndihmën e këtij roboti i cili ka formën e protezave të buta, ndihmon që ushqimi të kalojë lehtë drejt organizmit dhe të lëshojë ilaçet e nevojshme që trupi i njeriut ka nevojë.

Hulumtuesit nga Instituti Federal i Teknologjisë në Lausanne të Zvicrës, kanë krijuar pjesë të makinerive të bëra prej gome, që sjellin një hap përpara robotët që janë ndihmës në tretjen e ushqimit.

Krijimi i këtij roboti, është menduar kryesisht për njerëzit me nevoja të veçanta dhe për ata që kanë probleme me trejten e ushqimit në organizëm.

Këto pajisje janë krijuar me gjatësi prej 90mm, me gjerësi 20mm dhe trashësi 17mm, gjithashtu janë të kombinuar me materiale elektronike dhe të ngrënshme. /Gazeta Shneta/

Hulumtuesit nga Instituti Federal Zviceran të Teknologjisë, kanë krijuar pjesë robot bërë nga xhelatinë e cila mund të japë ilaçe të automatizuar për njerëzit dhe kafshët