Një marrëdhënie e cila ka potencial të zgjasë një kohë të gjatë nuk duhet asesi të jetë e komplikuar, madje duhet të jetë e lakmueshme, transmeton Gazeta Shneta.
Sa kohë mund të zgjasë një lidhje në qoftë se në atë raport ka çmenduri të ndryshme? Një marrëdhënie e komplikuar nuk mund të zgjasë më shumë se, të themi, dy vjet maksimumi.
Atëherë gjithçka fillon të shuhet dhe të dy palët do t’i keni përsëri mendimet e kundërta me njëri-tjetrin.
Të gjitha këto marrëdhënie ‘të komplikuara’ me bisedat e pafundme, ku ju përpiqeni t’i shpjegoni ndjenjat e juaja për të, në kërkim të një formule harmonike, nuk është gjithçka që ju duhet.
Mos e detyroni vetën të besoni se kjo është mënyra e vetme që ju të jeni e lumtur, sepse në momentin kur ju përpiqeni vazhdimisht të jeni mbi kokën e partnerit tuaj, atëherë është koha kur lidhja dështon.
Nëse përpiqeni të bëni gjëra të tilla, atëherë ju jeni duke shkuar drejt një “çmendurie” duke i krijuar vetës vuajtje emocionale dhe duke lënduar kryesisht vetën tuaj.
Marrëdhënia duhet të jetë e thjeshtë. Nuk ka rëndësi se kush është ai, ku punon, ose çfarë edukimi ka, sa gjuhë i flet, sa femra kishte para jush, apo nëse është tepër romantik dhe duhet të ju dërgoj vazhdimisht mesazhe dashurie, lidhja e fortë nuk varet nga asnjëra nga këto tipare.
Në qoftë se ai fillon me arsyetime të njëpasnjëshme, nëse fillon të ju ofendojë, nëse nuk ndiheni rehat me të, nëse ju bënë të ndiheni e çmendur dhe ju thotë gjëra të tilla si “nuk mund ta bëjmë këtë, është e komplikuar”, atëherë është koha të hiqni dorë, lëreni të shkojë. Ju nuk do të humbisni asgjë, ai është i vetmi që do të humb. Tepër vonë, ai do të kujtohet për ju dhe vlerat tuaja.
Ju nuk do të përfitoni asgjë në këto marrëdhënie të komplikuara, përveç dhimbje kokë. E nëse keni nevojë për këtë dhimbje koke, nëse nuk mund të jetoni pa këtë dhimbje, atëherë është koha të pranoni se ju nuk keni nevojë për këtë person apo ndoshta asnjë mashkull tjetër që ju sjell në jetë vetëm drama emocionale dhe dëshira të çuditshme. Sigurohuni që nuk po e shfrytëzoni vetën tuaj për një marrëdhënie të komplikuar e cila nuk do zgjasë shumë, askush nuk ju meriton juve nëse nuk ua din vlerën.
Edhe një herë, marrëdhënia duhet të jetë e thjeshtë.
Çfarë doni nga një marrëdhënie në fund të fundit? Ndoshta fëmijë? Ose një shtëpi për të jetuar së bashku, një planifikim për një të ardhme së bashku, një lidhje më të afërt me shokët e tij apo të afërmit, apo gjithçka që një marrëdhënie dashurie mund t’ju ofrojë.
Nëse mendoni se mund t’i keni të gjitha këto, atëherë ti e dashur je shumë gabim.
Sigurisht, të gjitha ëndrrat i nisni me një djalë të bukur, inteligjent, seksi, të pasur, të suksesshëm dhe romantik, dhe … dhe … dhe… dhe në fund ju zhgënjeheni nëse ai nuk i plotëson të gjitha këto.
Më pas, i drejtoheni atij duke e kritikuar pse nuk i ka këto të gjitha dhe zhgënjeheni me shpresën se ai duhet të ndryshojë dhe të bëhet mashkull i fantazive tuaja.
Por, shpeshherë bëhet shumë vonë, derisa ju të kuptoni që gjithçka që ju duhet është një mashkull që ju falë zemrën e tij dhe që do të jetë pranë jush kur të keni nevojë.
Të jeni në gjendje të mbështetni njëri-tjetrin është gjëja më e rëndësishme në një marrëdhënie dashurie.
Ju keni triumfuar, vetëm atëherë kur në krahë keni mashkullin e duhur që ndanë me ju gëzimin dhe hidhërimin, ëndrrat dhe frikën, fitoret dhe dështimet.
Gjëja tjetër që ka vlerë të madhe, është çështja e besimit. Kjo do të thotë se nuk është e nevojshme gjithmonë të merrni vendime të rëndësishme së bashku, besimi në këtë raport do të thotë që mund të merrni vendime edhe veç e veç, ashtu siç e kërkojnë rrethanat. Çka e bënë një lidhje të mirë, nëse humb vlera e besimit tek njëri tjetri?
Prandaj, harroni të gjitha ëndrrat që keni pasur, e ndoshta vazhdoni t’i keni. Fantazi që zgjasin por nuk realizohen. Jeta nuk funksionon si nëpër filma, sepse shumë herë do të zhgënjeheni.
Mrekullia më e madhe është kur një ditë të zgjoheni pranë tij dhe të kuptoni sa i rëndësishëm është për ju, më në fund të realizoni se princi i ëndrrave është ai. Ai i cili jep më shumë se që kërkon, dhe vetëm ai i cili sa herë keni nevojë për dikë do të jetë pranë jush. /Gazeta Shneta/