Një 28 vjeçare në Australi ka sjellë në jetë më 12 shkurt të këtij viti vajzën e saj në mënyrë totalisht natyrale.
Ajo e lindi fëmijën e saj të tretë 5.3 kg në shtëpi, pa mjekë dhe pa përdorur qetësues.
Stevie Muddle në një rrëfim pas lindjes së vajzës së saj Chilli Ivy ka treguar se për të kjo lindje ishte eksperienca më e bukur dhe më e veçantë.
Ajo tregoi se fakti që ishte brenda banesës së saj e ndihmoi shumë ndërsa të pranishëm në shtëpi ishin edhe dy fëmijët e tjerë, bashkëshorti shoqja e saj e ngushtë dhe motra e saj.
Nëna e re ka parë shumë lindje pasi vetë punon si mami në një spital dhe megjithatë ajo ka zgjehdur që të përkujdeset e vetme për procesin gjatë lindjes.
Ndonëse për shumë gra, dhimbjet e lindjes së një fëmije janë një tmerr i vërtetë, nëna e tre fëmijëve tregon se lindja e vajzës së saj ishte më e “rehatshme” pa praninë e doktorëve rrotull, të cilët asistuan në lindjen e dy fëmijëve të parë të 28 vjeçares.