Pse ekspertët rekomandojnë të prisni prezantimin e qumështit të lopës deri sa foshnja juaj të jetë 12 muajshe? Ka disa arsye për të vonuar futjen e qumështit të lopës deri sa fëmija juaj të arrijë ditëlindjen e tij të parë. Bebet nuk mund ta tretin qumështin e lopës aq plotësisht apo aq lehtë sa qumështin e gjirit ose formulën.
Qumështi i lopës përmban përqendrime të larta të proteinave dhe mineraleve, të cilat mund të godasin mbi veshkat e pamaturuara plotësisht të fëmijës suaj.
Përveç kësaj, qumështi i lopës nuk ka sasinë e duhur të hekurit, të vitaminës C, dhe vlerave ushqyese të tjera për një foshnje. Kjo, gjithashtu mund të shkaktojë mungesë hekuri – anemi në disa foshnje, pasi proteina e qumështit të lopës mund të irritojë muret e sistemit të tretjes, duke çuar deri në fece me gjak.
Së fundi, qumështi i lopës nuk përmban llojin më të shëndetshëm të yndyrës që i duhet një foshnjeje për rritjen e saj/tij. Kur fëmija juaj të jetë gati për ta tretur atë, sido qoftë, qumështi do të bëhet një pjesë e rëndësishme e dietës së tij.
Ai është një burim i pasur me kalcium, i cili ndërton dhëmbë dhe kocka të forta; ndihmon në rregullimin e koagulimit të gjakut dhe në kontrollin e muskujve, shkruan bota e bebeve.
Dhe kjo është një nga burimet e pakta të vitaminës D, e cila ndihmon trupin të përthithë kalcium dhe është, gjithashtu vendimtare për rritjen e kockave. Pothuajse të gjithë qumështet në SHBA janë të fortifikuar me vitaminë D.
Qumështi gjithashtu ofron proteina për rritjen, si dhe karbohidratet, të cilat do t’i japin fëmijës tuaj energjinë që i nevojitet për të shëtitur gjatë gjithë ditës.
Por mos harroni, koha më e mirë kur ju mund t’i filloni qumështin e lopës fëmijës tuaj është pas moshës 12 muajsh. /Gazeta Shneta/