Ditët me shi duket se janë vetëm ditë për gjumë, por ata që kanë fëmijë të vegjël, sigurisht mund të bëjnë edhe shumë gjëra tjera, që në të njëjtën kohë janë edhe argëtuese për të dy palët, transmeton Gazeta Shneta.
Më poshtë, mund të gjeni disa ide shumë të mira që mund t’i bëni bashkë me të vegjlit tuaj, gjë që atyre do t’ju pëlqej, dhe do ta kaloni monotoninë e një dite me shi, ashtu siç është sot.
Ndërtoni një kështjellë të vogël me jastëk dhe lërini të luajnë aty.
Me këtë ata do të argëtohen, u duket sikur e kanë një shtëpi të tërën të tyre.
Jepni një lojë më të madhe dhe që bënë muzikë. Ata do ta marrin kontrollin në të dhe do të argëtohen tej mase me zhurmat e lojës dhe të shiut në të njëjtën kohë.
Merreni beben dhe bëni një tush me ujë të ngrohtë. Në një ditë të ftohtë me shi, një dush i ngrohtë është teje relaksues.
Dërgojini ata në ndonjë bibliotekë ose librari ku ka libra për fëmijë, blijini atyre libra që posedojnë edhe foto.
Merrni bebet dhe dilni në ndonjë qendër tregtare për të bërë shopping. Në një ditë me shi, ata adhurojnë të blejnë të paktën një lodër.
Keni telefona celular, merrni të voglin në prehër dhe kontaktoni me video chat me ndonjë shoqe apo të afërm tuaj. Do ta shihni se do t’ju pëlqej tej mase.
Gatuani së bashku. Uleni bebin tuaj afër jush dhe gatuani së bashku me të. Në një ditë të tillë e të lodhshme ata do të kënaqen në praninë tuaj.
Dhe për fund, shtrijeni në ndonjë shtrat dhe bëjini fotografi të bukura. /Gazeta Shneta/