Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo është mosha ideale për regjistrimin e fëmijëve në shkollë që ata të kenë sukses

Jetë 27/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Duhet që fëmijën ta regjistroni në shkollë në moshën 6-vjeçare apo një vit më vonë? Sipas studimit të fundit, nëse jeni në dilemë nëse është herët për ta futur fëmijën në shkollë, atëherë shtyjeni një vit.

Ne të gjithë e duam suksesin në jetë, por kur bëhemi prindër gjithçka duam është që fëmijët tanë të jenë të suksesshëm dhe bëjmë gjithçka që ata ta arrijnë sa më lehtë këtë gjë. Por sipas një studimi të fundit ka një vendim të rëndësishëm që duhet ta marrin prindërit që ka efekt të drejtpërdrejt te suksesi i fëmijëve, sidomos për sa i përket shkollës.

Duhet që fëmijën ta regjistroni në shkollë në moshën 6-vjeçare apo një vit më vonë? Sipas studimit të fundit, nëse jeni në dilemë nëse është herët për ta futur fëmijën në shkollë, atëherë shtyjeni një vit. Fillimisht është vërtetuar nga observime të vazhdueshme që për sa i përket performancës akademike fëmijët që hyjnë në shkollë janë më mirë.

Fëmijët më të mëdhenj janë më të përgjegjshëm dhe ç’është më e rëndësishmja, janë më të vëmendshëm ndaj orës së mësimit sepse i kanë ezauruar dëshirat tejet fëmijërore për lojëra dhe qejf dhe e dinë fare mirë në mendjen e tyre se shkolla është diçka e rëndësishme dhe se ata duhet t’i përkushtohen seriozisht.

Është vënë re se nëse fëmija juaj mbush 6 vjeç në janar apo në shkurt, rrjedhimisht në momentin që do hyjë në klasën e parë do të jetë ndër fëmijët më të mëdhenj në klasë. Por psikologët thonë se kjo do t’i bëjë ata të kenë më shumë vetëbesim sepse do mendojnë se mosha më e madhe do t’i bëjë më të mirë nga të tjerët, ndërkohë që edhe fizikisht ata janë më të fortë dhe shfaqen më stabël në shëndetin e tyre. Pra ajo që do të thotë ky studim është se fëmijët duhet të kalojnë një pjesë (ose të gjithë) të moshës 6-vjeçare ende në kopsht apo siç quhet tani parashkollor.

Aty fëmija juaj do të ketë mundësi të jetë më i fortë psikologjikisht dhe fizikisht, çka do ta bëjnë atë të jetë mbi mesataren e fëmijëve të tjerë të klasës së parë. Gjithashtu tendenca e suksesit, sidomos atij akademik, vihet re që në klasën e parë. Një fëmijë i shkathët dhe i suksesshëm në klasën e parë me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë i tillë, por që ju ta lini këtë proces të rrjedhë gradualisht duhet t’i ndihmoni fëmijët tuaj duke i dhuruar kohë të mjaftueshme për të kaluar fëmijërinë e tyre pa stresin dhe ngarkesën e shkollës, të paktën deri në moshën 7- vjeçare, që më pas ata të jenë gati siç duhet për t’i hyrë një sistemi që s’ka kurrë fund, ai i dijes dhe shkollimit.

Artikulli paraprakNëna: I dhashë djalit marihuanë për ta ndihmuar kundër kancerit (Foto)
Artikulli i rradhës Skandali në Shqipëri: Motrat 12 dhe 14 vjeçe fejohen nga familja dhe hiqen nga shkolla (Video)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.