Caspar Addyman, ekspert në zhvillimin e fëmijëve dhe Lauren Stewart, psikologe muzikore, kanë analizuar të dhënat shkencore rreth preferencave të foshnjave për të gjetur këngën që i bën fëmijët të lumtur.
Pas një kërkimi shkencor afatgjatë, Imogen Heap, këngëtare dhe kompozitore (dy herë fituese e çmimeve Grammy) kompozoi këngën e mëposhtme, duke ndjekur disa rregulla.
Ajo duhet të jetë e thjeshtë dhe me fjalë përsëritëse dhe të ketë një sërë dinamikash që të tërheqin vëmendjen e foshnjës.
Në këtë këngë nuk mungojnë edhe disa belbëzime të foshnjave.
https://youtu.be/XjpraGVs2Sg