Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi: Ndikimi i madh që ka një ngjarje stresuese në jetën tuaj

Jetë 06/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Businesswoman frustrated at work
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjafton vetëm një ngjarje stresuese për të shkaktuar reagime në tru që zgjasin në kohë. Ky mekanizëm është analizuar nga studiues të Universitetit shtetëror të Milanos, falë një studimi që ripërcakton kufirin mes stresit kronik dhe atij akut duke hapur rrugë të reja për trajtimin e sëmundjeve neuropsikiatrike si Shqetësimet Post-traumatike nga Stresi.

Ky studim, i publikuar së fundmi në revistën shkencore “Molecular Psychiatry”, tregon se një ngjarje e vetme stresuese mund të ushqejë emetimin në lëvoren verebrale, për të paktën 24 orë, të një substance që quhet “glutamat” (neurotransmetues i ngacmimeve).

Më pas, vërehet një atrofi i dendriteve, degëzimet që neuronet përdorin për të marrë sinjale.

Pikërisht, ky modifikim i strukturës së qarqeve neuronale mund të luajë një rol kryesor në shfaqjen e Shqetësimeve Post-traumatike nga Stresi.

Sikurse shpjegojnë autorët e këtij studimi, këto rezultate modifikojnë rrënjësisht dallimin tradicional që ekzistonte mes stresit akut dhe atij kronik.

Në fakt, protokollët eksperimentues të stresit që përfaqësojnë modelet bazë për sëmundjet psikiatrike bazohen në ngjarje stresuese në periudha pak a shumë të gjata në kohë. Ndërkohë, që në të vërtetë mjafton një ngjarje e vetme për të shkaktuar Shqetësimet Post-traumatike nga Stresi.

Përtej teorisë, ky studim ka edhe aspekte shumë të rëndësishme praktike. Përllogaritja e emetimit të glutamatit dhe të aspekteve që lidhen me të mundësojnë një model për të testuar barna të reja për të trajtuar Shqetësimet Post-traumatike nga Stresi, një sëmundje ndaj të cilës ende mungon një kurim i efektshëm. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërse nuk duhet t’i lini fëmijët të flenë kur t’u dojë qejfi
Artikulli i rradhës Njihuni me vetitë kuruese të hirrës së djathit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.