Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Njihuni me vetitë kuruese të hirrës së djathit

Jetë 06/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hirra përmban 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme, të krahasueshme me qumështin e gjirit. Hirrën e krahasojnë me qumështin e gjirit për vlerat e jashtëzakonshme që ka.

Pionieri i kërkimeve për sistemin imunitar, Elie Metchnikoff, njëkohësisht fitues i çmimit Nobel në Psikologji e Mjekësi më 1908, e ka vlerësuar së tepërmi futjen në dietën e përditshme të hirrës.

I quajtur ndryshe “Babai i imunitetit mes natyrales”, Metchnikoff ka thënë se hirra ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrit. Hirra mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët, të cilëve për t’i mbuluar atë efektin e saj  përziejmë  me lëngje frutash.

Hirra njëkohësisht nuk përmban gluten dhe mund të përdoret edhe nga ata që janë intolerantë, shkruan Syri. net.

Sigurisht që hirra nuk ka as yndyrën që ka qumështi dhe është zëvendësues i mirë i tij për sa i përket vlerave ushqimore. Nga studimet rezulton se hirra përman 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina krysisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme dhe është pikërisht kjo përmbajtje që e ka bërë të krahasueshme me qumështin e gjirit.

Pija magjike ndihmon edhe në periudhën e prekjes së femrave nga osteoporoza pasi furnizon kockat me ushqim.

Ndërsa atyre që i pëlqen sporti, në vend të kokrrave energjike që marrin, mund të përdorin pikërisht këtë pije, pasi fakti që ajo përmban shumë proteina i jep energji muskujve dhe gjithë trupit. Ndërkaq, hirra pastron mëlçinë dhe është detoksifikues për trupin.

Mënyra si ta përgatisim hirrën në shtëpi. Zijeni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën. Hidheni në një shishe qelqi e konsumojeni fillimisht nga një gotë në ditë.

Pjesa që mbetet si salcë vlen po aq sa lëngu. Një lugë e saj po të tretet në ujë dhe të konsumohet jep të njëjtin efekt pozitiv në organizëm.  /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudimi: Ndikimi i madh që ka një ngjarje stresuese në jetën tuaj
Artikulli i rradhës A e dinit? Patëllxhani iu ndihmon të menaxhoni peshën tuaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.