Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mos hani drekë në këtë kohë nëse doni humbje peshe

Jetë 07/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Businesspeople having lunch indoors.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Koha kur hamë është pothuajse aq e rëndësishme sa ajo që ne hamë nëse dëshironi të humbni peshë. Kushdo që është në dietë duhet të dijë se sidomos për drekë duhet ngrënë në një kohë të caktuar në mënyrë që të zvogëlojmë peshën me sukses.

A e dini se cila është koha më e keqe për drekë në qoftë se dëshironi të humbni peshë?

Studimi spanjoll i kryer në 1200 të anketuar me mbipeshë ka treguar se konsumimi shumë vonë i drekës, pikërisht pas orës 15, çon në humbje më të vogël të peshës. Studimi shqyrtoi një proteinë të veçantë, thelbësore për lëvizje dhe djegie të kalorive në të gjithë trupin.

Njerëzit me një variant të veçantë të kësaj proteine humbën më pak kilogramë, kur ata hëngrën drekë pas orës 15.00 në krahasim me njerëzit që kanë ngrënë drekë para orës 15. Bëhet pyetja se pse dreka mund të sabotojë humbjen e peshës? Shkencëtarët shpjegojnë se ritmi cirkadian si dhe ndjenja e përgjumjes në trupin tonë udhëheq edhe ndjenjën e urisë.

Metabolizmi është mekanizmëm individual, ndërsa koha e konsumit të ushqimit në raport me ritmin cirkadian mund të ndikojë në humbjen e peshës. Ritmi cirkadian po ashtu kontrollon sekretimin e insulinës në trup. Nëse hani në një kohë kur trupi është më pak i ndjeshëm ndaj insulinës, yndyrat do të hiqen më vështirë nga trupi dhe më vështirë do të humbni peshë.

Ndërsa koha e drekës mund të ndikojnë në linjën tuaj, studiuesit nuk gjetën asnjë ndryshim në humbje peshe, kur studiuan mëngjesin dhe darkën. Arsyeja për këtë mund të jetë fakti se studimi është kryer në Spanjë, ku njerëzit pothuajse gjysmën e kalorive ditore e marrin në drekë.

Artikulli paraprakPo mendoni të ngeleni shtatzënë? Duhet t’i konsumoni patjetër këto 5 ushqime
Artikulli i rradhës Ja përse nuk e kuptoni se jeni shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.