Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja përse nuk e kuptoni se jeni shtatzënë

Këshilla për shtatzëna 07/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mund të kuptohet lehtësisht kur një femër është shtatzënë, për shkak të ndryshimeve të shumta që ndodhin në trupin e saj. Megjithatë, ka raste kur femrat nuk e kuptojnë se kanë ngelur shtatzënë.

Ndodh që disa gra të kalojnë 40 javë pa e kuptuar se po presin një bebe. Një fenomen të tillë mjekët e kanë cilësuar si “shtatzënia e fshehtë”. Ja pse ndodh një fenomen i tillë.

Për shkak të shtimit të madh në peshë

“Femrat që janë mbipeshë ose obeze nuk i dallojnë domosdoshmërisht ndryshimet fizike kur fëmija rritet brenda tyre. Shtresat e tepërta të dhjamit mund të bëjnë që ato të mos i ndjejnë lëvizjet e fëmijës në bark,” thotë Mary Jane Minkin, profesore klinike e obsetrikës dhe gjinekologjisë në ‘Yale School of Medicine’, shkruan Shendeti.

Menstruacionet janë gjithmonë të çrregullta
“Nëse keni menstruacione të çrregullta, për shkak të kimisë së trupit apo të Sindromës Ovariane Policistike, nuk duhet të mendoni me patjetër se jeni shtatzënë”, thotë doktoresha Minkin.

Testet e shtatzënisë nuk janë 100% të sakta
Megjithëse mundësitë që testet të gabojnë janë të vogla (sipas Minkin 1%), ka raste që edhe ndodh një gjë e tillë, sidomos nëse keni pirë shumë ujë para testit, nëse në momentin që është bërë testi trupi juaj nuk ka prodhuar mjaftueshëm hormone sa ai t‘i dallojë, ose nëse e keni përdorur testin gabim. Minkin sugjeron që nëse keni shenja shtatëzanie, si të vjella apo marramendje, duhet të bëni testin disa herë për të qenë më të sigurt.

Rritja e bebit është shumë e qetë
“Është normale që fëmija të fillojë të lëvizë sidomos në tremujorin e tretë, por jo të gjithë fëmijët e bëjnë këtë,” thotë Minkin. Ndodh që edhe fëmija të lëvizë, por për shkak placentës që ndodhet para fëmijës, nëna nuk arrin t’i ndjejë lëvizjet e tij.

Shenjat e shtatzënisë ngatërrohen me ato të perimenopauzës
Nga fundi i të dyzetave, shumë femra përjetojnë një shtyrje të ciklit, e njohur si perimenopauza: menstruacione të çrregullta, në rastet kur menstruacionet ndalen për disa muaj dhe vijnë sërish. Nëse vëreni ndryshime në trup, si shtim në peshë apo keni luhatje humori, mund të jenë shenja të shtatzënisë. Minkin thotë se kjo ka ndodhur me një pacienten e saj që ishte 46 vjeçe, e cila ankohej për shtimin në peshë ndërkohë që ishte shtatëzënë në tremujorin e dytë.

Keni probleme me stomakun
Nëse keni pasur gjithmonë probleme me stomakun, si përzierje, vjellje, fryrje, me siguri që nuk mund ta vini re kur jeni shtatzënë.

Artikulli paraprakMos hani drekë në këtë kohë nëse doni humbje peshe
Artikulli i rradhës Dëshmia rrëqethëse e nënës që lindi foshnjën pa përkujdesje në korridorin e Gjinekologjisë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.