Marrja e mjaftueshme e vitaminës D në fëmijëri mund të rezultojë një investim i shkëlqyer për shëndetin tuaj në vitet në vazhdim.
Kjo vitaminë është tejet e rëndësishme për mirëqenien e kockave tona. Njerëzit mendojnë se një dietë e kompletuar mjafton por, në rastin e vitaminës D, pak ushqime janë ato që e përmbajnë.
Që të marrim sasinë e nevojshme të vitaminës D, duhet të konsumojmë përditë salmon ose sardele. Që të rrisim disponibilitetin e kësaj vitamine në trupin tonë është e domosdoshme të ekspozoheni mjaftueshëm në diell dhe të merni suplement për të utilizuar vitaminën e aktivizuar nga rrezet diellore.
Pa dyshim, dieta luan rol të rëndësishëm pasi marrja e ushqimeve me magnez si spinaqi apo fasulet, bëjnë të mundur funksionin optimal të viataminës D.
Dekada më parë, ekspertët mendonin se vitamina D ishte e nevojshme vetëm për kockat dhe dhëmbët. Përparime të reja të shkencës e kanë vendosur këtë substancë nën vëzhgim të hollësishëm dhe kanë vënë re se ajo është një vitaminë shumë funksionale për trupin tonë.
Vitamina D ul rrezikun e shumë sëmundjeve, gjë që nuk njihej më parë.
Fatkeqësisht, të punuarit në ambiente të mbyllura ka kontribuar në shfaqjen e mangësisë së kësaj vitamine të çmuar dhe e keqia nuk mbaron këtu. Shumica e njerezve as që kujdesen të dinë nëse kanë një mangësi në vitaminën D./21Media