Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vogëlushja 3-vjeçe humbi jetën në spital, prindërit akuza mjekëve

Lajme 11/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e dhimbshme është diskutuar ditën e sotme në emisionin “Më zemër të hapur” në News24. Pas lajmit se një vajzë 3 vjeçare humbi jetën në spital pak ditë më parë, e ëma e saj, Anila Derrasa duket se nuk gjen paqe, dhe akuzon mjekët për humbjen e së bijës.

Vajza e Anilës, Iza vdiq në ditën e tretë në spital, por nëna e saj thotë që nuk vuante nga ndonjë sëmundje e veçantë. Ajo ka treguar me detaje të gjithë ngjarjen që kur shtroi vajzën në spital, e deri kur ajo ndërroi jetë.

“Infermierja u tregua mizore. I gjithë populli i Beratit është shokuar, se ajo shkoi në spital duke kërcyer e duke qeshur. Unë sa i hoqa termometrin vajzës kishte shumë ftohtë, i hodha një xhup e batanije por prapë kishte ftohtë. E çova tek doktoresha, ajo i ngre rrobat dhe thotë: Ka reaksion. E mora vajzën e çoj te dhoma ku bënte serumin dhe ma morën vajzën dhe e çuan në reanimacion.

Unë u mbyta në lot dhe shkova ta shoh, lloj lloj infermieresh vinin aty që unë i thosha shikoni se vajza nuk është mirë, e ato më thonin: ik se nuk merr vesh. Ata nuk iu afruan njëherë te koka. Asnjëherë nuk ishin prezentë tek koka e vajzës. Kur vjen shefi i pavijonit ta kontrollojë, vajza u çua dhe kërkoi suko. I ati ia dha, por vajza nuk e pinte dot. U lëshua direkt, i punonte vetëm zemra dhe vetëm nxirrte djersë. Po të kishin shpëtuar Izën e vogël do bënin një mrekulli, por tre mjekët e infermierët e spitalit të Beratit nuk u përkushtuan sa duhet, “rrëfen e ëma e viktimës”.

Ndërkohë për t’iu kundërpërgjigjur asaj që nëna e vajzës thotë në një lidhje telefonike me emisionin, shefi i pavijonit Vladimir Kumaraku ka thënë se e kuptonte dhimbjen e prindërve por mjekët bënë gjithçka ishte e mundur.

“Ne i dhamë ndihmën me të gjitha mundësitë për ta nxjerrë fëmijën nga gjendja por nuk reagoi. Unë i thashë që ne kemi bërë gjithçka. Jam larguar nga koka e fëmijës kur e pashë se nuk kishim më ç’të bënim”, tha Kumaraku.

Artikulli paraprakZbulohet pajisja që siguron kurim të plotë pas dështimit të zemrës
Artikulli i rradhës Infermieret i shkelin rregullat e spitalit, ia plotësojnë dëshirën e fundit të sëmurit në prag të vdekjes (Foto)

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.