Fëmijët që kalojnë kohë duke luajtur me telefona të mençur dhe tableta flenë më pak se fëmijët që nuk luajnë me to, thonë shkencëtarët.
Një studim i publikuar në “Scientific Reports” sugjeron se çdo orë e kaluar duke përdorur ekranin e telefonit apo tabletës çdo ditë, do të thotë 15 minuta më pak gjumë, transmeton Express.
Studimi i “Birkbeck” në Universitetin e Londrës, i ka anketuar 715 prindër të fëmijëve nën moshën tri vjeçe.
Ata janë pyetur se sa shpesh fëmijët e tyre luajnë me telefon të mençur apo tabletë dhe si flenë.
Studimi tregoi se 75% e fëmijëve e kanë përdorur telefonin apo tabletën në baza ditore, me 51% të tyre të moshës mes gjashtë dhe 11 muajsh, dhe 92% të tyre të moshës mes 25 dhe 36 muajsh.
Por, fëmijët që kanë luajtur me telefona apo tableta kanë fjetur më shumë gjatë ditës, e më pak gjatë natës./Express/