Në Shtetet e Bashkuara, rreth 29 milionë njerëz janë të diagnostifikuar me diabet, sipas ADA. Një numër dërrmues i tyre kanë diabet të tipit 2, përderisa rreth 1.3 milion njerëz kanë diabetin e tipit 1.
Mayer Davis dhe kolegët e saj gjetën se diabeti i tipit 1 ishte rritur 1.8 përqind në vit. Rritja ishte dukshëm më e madhe për fëmijët hispanikë, me 4.2 përqind në vit shkruan Medical Xpress, transmeton Gazeta Shneta.
“Rritja e incideteve nga diabeti i tipit 2 ka gjasa të mëdha të ketë lidhje me rritjen e mbipeshës dhe të obezitetit në rini” theksoi Mayer-Davis.
Gjithashtu ai theksoi se trajtimi me ilaçet për presionin e gjakut dhe për uljen e kolesterolit ka gjasa të kontribuojë në përmirësim.