Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Djali ia pastroi gishtërinjtë e ‘përlyer’ babait, çfarë kupton më pas do t’ju bëjë me lotë (Video)

Jetë 17/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një djalosh i ri aplikoi për punë në një kompani printimi. Ai kaloi me sukses intervistën e parë dhe më pas shkoi për t’u takuar me drejtorin për intervistën finale.

Drejtori e pa rezymenë e tij dhe tha se ishte shkëlqyer. Në intervistë, drejtori e pyeti nëse ka marrë ndonjëherë bursë për shkollë, mirëpo përgjigja ishte negative, transmeton lajmi.net

“A i ka paguar babai yt të gjitha shpenzimet për studimet tua?” e pyeti drejtori, kurse përgjigja ishte pozitive.

“Farkëtar” u përgjigj djali. Atëherë, drejtori kërkoi që t’ia shihte duart burrit. Ai i kishte duart shumë të pastra dhe në gjendje të rregullt.

I pyetur nga drejtori se a i kishte ndihmuar ndonjëherë të atit në punën e tij, djali u përgjigj, “Kurrë, prindërit e mi gjithmonë kanë dashur që unë të studioj dhe të lexoj më shumë libra.”

Drejtori më pas kërkoi nga ai që të shkonte në shtëpi dhe t’ia pastronte duart babait të tij, pastaj të kthehej nesër në mëngjes.

Djaloshi u pajtua, dhe shkoi në shtëpi, ku ia bëri këtë kërkese të atit, i cili u ndje çuditshëm por dhe i lumtur, dhe ia tregoi duart djalit të tij.

Filloi t’ia lajë ngadalë dhe me kujdes. Ishte hera e parë që vërejti se duart e babait kishin shumë të qara, madje edhe e kuptoi se po ndjente dhimbje në duar kur ai ia fërkonte.

Kjo ishte hera e parë që djali i tij e kuptoi çfarë do të thotë të punosh me këto lloj duarsh çdo ditë, cili ishte çmimi për të paguar shpenzimet e studimeve të djalit.

Atë natë, qëndruan gjatë duke biseduar me njëri tjetrin dhe në mëngjes, djali shkoi tek kompania për të biseduar me drejtorin. Ai tha se tani e çmonte gjithë sakrificën e prindërve dhe e kishte kuptuar se donte të punonte për të ndihmuar familjen e tij.

Këtë e kishte kërkuar tek ai, prandaj drejtori e punësoi menjëherë. Mesazhi i tij ishte që duhet të ketë sa më shumë njerëz që çmojnë vlerën e familjes, të punës me të tjerët, që dinë të jenë me të tjerët dhe t’u ndihmojnë atyre, dhe të mos mendojnë vetëm për përfitime të vete.  /Lajmi.net/

https://youtu.be/UEqjDsnK5IQ

Artikulli paraprakDhuna në fëmijëri, kjo është një nga pasojat në moshën madhore
Artikulli i rradhës Ja çfarë ndodhi me këtë vajzë që nuk u depilua për 1 vit (Foto)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.