Një pacient ka mbërritur sot në Emergjencën e QKUK-së me kaçavidën e ngulur në kokë.
Edhe pse ditë greve, Emergjenca ka pranuar rastet urgjente dhe pacienti është marr në trajtim menjëherë, shkruan Gazeta Shneta.
Ekipi kujdestar e ka realizuar suksesshëm intervenimin e rrallë traumatik në kokë.
Neurokirurgu Besnik Elshani ka treguar se kaçavida i është hequr pacientit nga koka.
“Rrjedha e operimit dhe gjendja postoperative e pacientit është pa komplikime”.
“Operimi neurokirurgjikal është kryer me sukses të plotë duke ruajtur funksionalitetin e trurit dhe pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar Elshani.
Doktori ka falënderuar ekipin kujdestar në Qendrën Emergjente, anesteziologët dhe stafin e sallës operative.
Pacienti ka shpëtuar mrekullisht fal intervenimit të ekipit mjekësor dhe siç shihet ai ka bërë edhe selfie me doktorin Elshani. /Gazeta Shneta/