Prekëse: Nëna shpërndan një fotografi me djalin e saj të vdekur në rrjetet sociale

2017-04-27 në ora 14:49

Një nënë ka vendosur që në Facebook të shprehë frikën e saj rreth drogës së ashtuquajtur ‘Fentanil’,  pasi djali i saj aksidentalisht vdiç nga mbidoza e përdorimit.

Një nënë ka vendosur që në Facebook të shprehë frikën e saj rreth drogës së ashtuquajtur ‘Fentanil’, pasi djali i saj aksidentalisht vdiç nga mbidoza e përdorimit.

Sherri Kent, nëna e 22-vjeçarit Michael nga Calgary në Kanada, ndau një foto të hidhur, ku shihet biri i saj në momentet e fundit të vdekjes, duke paralajmëruar të tjerët për drogën vdekjeprurëse që po rrëmben shumë të rinjë.

Fotoja tregon një nëna e pikëlluar, duke përqafuar djalin e saj në shtratin e tij të spitalit pas një mbidozë të opioidit, që thuhet se është 50-100 herë më e fortë se morfina, transmeton Gazeta Shneta.

“Djali im nuk ishte përdorues i rregullt i drogës, por ai bëri një gabim që i kushtoi atij jetën.”, shkroi ajo në Facebook, sipas Australia News.

“Unë vetëm dua t’i bëj të gjithë të vetëdijshëm për epideminë që po ndodh tani, e cila është duke vrarë 5-7 njerëz në ditë në çdo qytet të Kanadasë.”

Kent zbuloi se si djali i saj kishte mbetur në një banjo dyqani pas marrjes së drogës.

Në kohën kur djali i saj u gjet, 20 minuta pasi kishte marrë drogën, Michael tashmë ishte alivanosur, për të cilin thuhet se e rrëmbeu arresti kardiak pasi erdhi ambulanca.

Fotografia e Kent-it, e postuar një ditë para se Michael të largohet nga jeta, është shpërndarë më shumë se 100,000 herë./Gazeta Shneta/