Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Denoncim: Po më vdes gruaja nga kanceri, spitali më thotë të shkoj ta blejë ilaçin në farmaci

Lajme 29/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gruaja i dergjet në shtrat dhe i ka ditët e numëruara. Por institucionet i thonë ta blejë vetë ilaçin ku të mundet nëpër farmaci.  Ia kanë bllokuar edhe numrin e celularit që të mos i bezdisë më edhe pse ai u kërkon ndihmë. Të gjitha përpjekjet e bashkëshortit shkuan dëm. Dhe ai dëshpërimisht me buzën që i dridhet, i është drejtuar medias, shansit të fundit për të shpëtuar më të dashurën e tij.

Quhet Çlirim Zekthi.  Banon në lagjen Shën Koll në Elbasan. Bashkëshortja, Majlinda, 30 vjeçe, nënë e një fëmije, është diagnostikuar me kancer. Lajmi i ka tronditur shumë. Por shpresa dhe shkenca nganjëherë bëjnë mrekullinë.

Në duar mban gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe kartelën shëndetësore që vërteton sëmundjen e rëndë. Spitali onkologjik në Tiranë i është përgjigjur vetëm muajin e parë. Nevojitën edhe 6 të tjerë që të përfundojë terapia e kombinuar me rreze dhe ilaçe citostatikë. Por gjithçka është fikur që në muajin e dytë.

Çlirimi tregon: “Bashkëshortja është e shtrirë në shtrat. I shërbej sikur të ishte një fëmijë. Muajin e parë na pritën mirë, por të dytin nisën të na sorollatin. Dërgova gruan për të marrë seaancën e radhës. E mbajtën dy orë në krevat dhe pastaj më thanë, nuk kemi ilaç, shko bleje vetë në farmaci. Ilaçi kushton 500 Euro. Ne jemi të varfër. Unë jam i papunë ndërsa gruaja merr vetëm 100 mijë lekë të vjetra kemp. Ku të shkoj. Askush nuk më ndihmon. Ajo ka një sëmundje të rëndë që nuk pret. Nuk mund ta shtysh përparon me shpejtësi. Ka dy muaj që i është ndërprerë ilaçi. Kam kërkuar spitalit, por më thonë nuk kemi edhe pse është ilaç që rimbursohet nga shteti dhe ata me kancer duhet ta marrin falas të gjithë. I bie telefonit të spitalit, të drejtorisë por ma mbyllin. Tani ma kanë bllokuar fare. Edhe sikur ta nis për në Tiranë është e kotë. Ata nuk nuk bëjnë asgjë. Kështu më lanë dhe radhën e kaluar. Nuk di çfarë të bëj. Askush nuk don t’ia dijë.” 

Burri shprehet se nuk çfarë mund të bëjë vetëm të shpëtojë jetën e bashkëshortes së tij. “Unë besoja në shtet dhe për më tepër për një rast të tillë. Dua ti shpëtoj jetën gruas. Mjekët më thanë se ka shanse nëse bën rreze dhe kimioterapinë. Por tani jam kaq i pafuqishëm dhe ajo më dhimbset sepse rri në shtrat e pret ndihmë. I bëj apel spitalit, ministrit, kryeministrit. Fundja fare të respektojnë ligjin, se për humanizëm këta qenkan të pashpirt”.

Burri largohet me dhimbjen që i pikon në zemër. Bashkëshortja mban sytë nga dera me shpresën se ai po i sjell ilaçin e munguar, që edhe mund ta mbajë në jetë dhe të rrisë fëmijë. Infoelbasani.al

Artikulli paraprakÇfarë duhet të dini për depresionin që mund të shkaktohet pas shtatzënisë?
Artikulli i rradhës Çfarë thonë burrat për qimet pubike tek femrat?

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.