Një nënë e re po e fajëson punëdhënësin e saj në Malta, për vdekjen e fëmijës së saj si rezultat i ekspozimit ndaj melaminës në punë gjatë një periudhe prej tre muajshe.
Bethany Cassar dhe burri i saj Claude Frendo, kanë paraqitur rastin në gjykatë kundër kompanisë STMicroelecronics, pasi djali i tyre vdiq vetëm disa ditë pas lindjes në muajin e shtatë të shtatzënisë, transmeton Gazeta Shneta.
Nëna e re thotë se vazhdimisht ka kërkuar nga personi përgjegjës që të largohet nga pozicioni i punës gjatë shtatzënisë për shkak të rrezikut të shëndetit.
Ajo tha se u deshën tre muaj që të kalonte në një departament tjetër.
Avokatët thanë se shkaqet e vdekjes së foshnjës ishin të lidhura drejtpërdrejt me ekspozimin e nënës ndaj materialit melamine, i cili përdoret për prodhimin e plastikës. /Gazeta Shneta/