Ministri në detyrë i Shëndetësisë Imet Rrahmani uron të gjithë infermierët e Kosovës, me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë.
Në një mesazh urimi për këtë ditë, Ministri Rrahmani thekson se komuniteti i Infermierisë janë shtylla kryesore e sistemit shëndetësor dhe se roli i infermierëve është jetik në përmbushjen e misionit human dhe profesional në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor për qytetarët e vendit.
“Ministria e Shëndetësisë shpreh falënderimin më thellë për të gjithë infermierët kosovarë që më përkushtim të veçantë kujdesen për përparimin dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës, të udhëhequr nga parimet profesionale dhe etike, dhe do të mbështes fuqizimin e rolit të tyre duke i dhënë këtij komuniteti përgjegjësi të reja në kuadër të kujdesit shëndetësor në Kosovë”, thekson Ministri Rrahmani, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/