Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për gjumë të qetë të fëmijës, këshilla nga Maria Montessori

Jetë 12/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Maria Montessori ka sjellë për prindërit këshilla shumë të vlefshme në lidhje me rritjen dhe edukimin e fëmijës.

Ajo ka qenë edukatore, filozofe, mjeke, dhe neuropsikiatre infantile e shkencës italiane dhe të gjitha metodat e sjella nga ajo për prindërit marrin emrin “Montessori”.

Ja çfarë këshillon ajo në lidhje me gjumin e fëmijës

Përshtasni me kujdes orën e gjumit të fëmijës. Duhet të dini se bebet e lindura në mëngjes kanë tendencën të flejnë më shumë gjatë ditës dhe anasjelltas. E modifikoni kohën e gjumit të tij me shumë kujdes në mënyrë që ai të flejë më shumë gjatë natës.

Mos e stimuloni më tepër se ç’duhet gjatë ditës, ndryshe ai do të lodhet, stresohet dhe do të ketë vështirësi në të fjetur.

Krijoni një ritual super të njëjtë. Maria Montessori këshillon: një banjo midis ores 18-20:00, veshja e pizhamave, një darkë e lehtë dhe pas kësaj aspak lojëra por ndonjë përrallë në dhomën e gjumit. Nëse zgjohet natën mos e merrni menjëherë në krah por e siguroni që jeni atje duke i folur lehtë.

E leni të flejë pranë jush të paktën deri në vitin e parë të jetës. E bashkoni krevatin tuaj me të bebes dhe kështu ju do të jeni më në harmoni me njëri-tjetrin.

Shkoni pranë fëmijës nëse ju kërkon natën. Zgjimet e fëmijës gjatë natës duhet të konsiderohen si diçka tepër normale, sidomos midis muajit 18 dhe 3 vjeç, periudhë në të cilën zhvillohet edhe ankthi i ndarjes. Pra është normale të kërkojë të shkoni pranë tij gjatë natës.

Mos e lejoni që gjatë ditës të qëndrojë vetëm shtrirë. Fëmija duhet të jetë i lirë të lëvizë. Një fëmijë që qëndron gjithë ditën në relaks apo në krevat nuk do të fitojë eksperienca të mira motorike.

E lini të luajë vetë. Nëse ju ndërhyni shpesh në lojën e tij ai mund të bëhet pasiv dhe të presë gjithmonë nga ju. Nëpërmjet kësaj fëmija fiton aftësi për të qënë i pavarur.

Mos ja jepni biberonin fallco sapo qan. Ai jua lehtëson jetën prindërve por nuk përbën avantazh për të vegjlit.

Për t’u dëgjuar fjala juaj duhet të jeni të edukuar por të qartë. Vendosni ju kur do të jetë momenti i gjumit dhe pyetje të tilla si “ke qejf të flesh gjumë” nuk duhet të ekzistojnë. Me shumë mirësjellje e bëni fëmijën të kuptojë kur është momenti. Ai duhet të kuptojë që nuk eksizton alternativë tjetër, por duhet të flisni në mënyrë të qetë, të vendosur dhe të ekuilibruar.

Nëse gjatë natës zgjohet si pasojë e një ëndrre të keqe, në mëngjes duhet t’i shpjegoni se të njëjtën gjë keni parë edhe ju. Kështu ai do të kuptojë se kjo gjë ju ndodh të gjithëve, e madje edhe prindërve të tij, transmeton pernenat.

Artikulli paraprakÇfarë ndodhë nëse burri juaj vendos se çfarë do të vishni? Ja vlen ta provoni (Foto)
Artikulli i rradhës Çfarë tregojnë dhimbjet e forta të ciklit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.