Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë tregojnë dhimbjet e forta të ciklit

Femina 12/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhimbjet gjatë ciklit për shumë femra janë një vuajtje e vërtetë.

Të njohura me emrin shkencor Dysmenorrohea, për disa ato mund të sjellin parehati e deri tek dhimbje të papërballueshme.

Por këto dhimbje nuk janë vetëm diçka e përmuajshme që vijnë e ikin, në fakt ato mund të jenë tregues për diçka tjetër: Nivelin e dhimbjeve që një grua do të ketë gjatë lindjes.

Po, sipas ekspertëve, dhimbjet e ciklit dhe ato të lindjes janë të lidhura me njëra – tjetrën.

Por si?

“Fazat e para të dhimbjeve të lindjes janë shumë të ngjashme me periodat”, shpjegon Dr. Dasha Fielder për Mamamia.

“Përjashtuar faktin se gjatë ciklit dhimbjet qëndrojnë njësoj, ndërsa në lindje ato bëhen gjithnjë e më të forta, e më të rënda, derisa fëmija të lindë”.

Mjekja shpjegon se lidhja specifike mes tyre është hapja e qafës së mitrës.

Kur periodat e femrave janë më të rënda, ato kanë më shumë dhimbje për shkak se qafa e mitrës hapet me një centimetër, për t’i dhënë mundësinë trupit që të çlirohet.

Ky proces është një prej faktorëve që shkakton dhimbje të forta. Kështu të gjitha ato që kanë dhimbje të lehta gjatë ciklit do ta kenë më të lehtë gjatë lindjes.

Megjithatë gjatë lindjes, qafa e mitrës duhet të hapet mbi 9 centimetra, në mënyrë që bebja të lindë.

“Dhimbjet gjatë lindjes janë thuajse njësoj me ato gjatë ciklit. E kam testuar tre herë me fëmijët e mi, por mund t’ju them si mjeke dhe si nënë që kjo është diçka mëse e vërtetë”, shprehet ekspertja Fielder.

Ajo thekson gjithashtu që kur gruaja është hapur rreth 7 centimetra, aty dhimbjet fillojnë të bëhen edhe më të rënda./tvklan.al

 

Artikulli paraprakPër gjumë të qetë të fëmijës, këshilla nga Maria Montessori
Artikulli i rradhës Gabimi i mjekut që i kushtoi me jetë vajzës së re (Foto)

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.